Flash

Douglas Luiz rebelohet, nuk shkon në grumbullim: do të ndëshkohet nga Juventus

Lapsi.al 24 July 2025
Douglas Luiz rebelohet, nuk shkon në grumbullim: do të ndëshkohet

Juventus po përballet menjëherë me rastin Douglas Luiz që në ditën e parë të grumbullimit të bardhezinjve. Rikthimi nga pushimet me takim në Continassa për Zonja e Vjetër ishte një rast për shokët e skuadrës dhe stafin që të ritakoheshin dhe të njihnin edhe ndonjë fytyrë të re. David dhe Conceicao mungojnë për arsye strikte burokratike (dhe do të jenë përkatësisht në Continassa nesër dhe gjatë fundjavës, shën. red.) ndërsa ishte prezent Joao Mario, i ardhur nga Porto pikërisht mbrëmjen e djeshme. Por ajo që bëri bujë në mënyrë të jashtëzakonshme ishte mungesa e Douglas Luiz.

Rebelimi i brazilianit, nuk vjen në grumbullim

Bëhet fjalë për të vetmin lojtar të bardhezinjve që nuk ishte i pranishëm sot në qendrën sportive të Zonjës së Vjetër. Lojtari nuk dha asnjë justifikim për mungesën e tij. Thjesht nuk u paraqit, ndryshe nga e gjithë pjesa tjetër e skuadrës në atë që është dita e fillimit zyrtar të sezonit të ri të Juventusit. Klubi bardhezi do të marrë menjëherë masa disiplinore ndaj tij duke hapur paevitueshëm një rast që e afron brazilianin me largimin.

Lexo më tej: Sa i ka kushtuar Juventus Francisco Conceição: shifrat zyrtare të akordit me Porton

Një përfundim i papritur për një lojtar që vetëm një vit më parë u pagua nga bardhezinjtë plot 50 milionë euro që përfunduan në arkat e Aston Villa. Investim që nuk u shpërblye kurrë plotësisht, pasi lojtari, qoftë nën drejtimin e Thiago Motta apo edhe me Igor Tudor, nuk arriti kurrë të bindte asnjërin nga dy trajnerët, duke luajtur vetëm 27 ndeshje për një total prej 837 minutash. Madje në Botërorin e fundit për Klube minutazhi i tij u ul edhe më shumë duke luajtur vetëm 45 minuta.

Çfarë bëri Douglas Luiz dhe çfarë do të bëjë tani Juventus

Përçarja mes lojtarit, klubit dhe trajnerëve u bë menjëherë e dukshme. Për momentin, megjithatë, nuk ka lëvizje të rëndësishme merkatoje në lidhje me të, edhe sepse Juventusi sigurisht që do të dojë të përfitojë diçka nga shitja e tij. Por mbetet i diskutueshëm qëndrimi i lojtarit që, si profesionist, duhej të ishte paraqitur rregullisht në grumbullimin e bardhezinjve për të marrë pjesë në stërvitjet e para nën urdhrat e teknikut Tudor. Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë lëvizjet e ardhshme të Juventus, që mund të përshpejtojë në merkato për t’i gjetur një sistemim sa më shpejt.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI