Flash

Dogji një sipërfaqe me bimësi në malin e Finiqit, proçedohet 59-vjeçari

Lapsi.al 24 July 2025
Dogji një sipërfaqe me bimësi në malin e Finiqit,

Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale dhe punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e zjarrvënieve të qëllimshme, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Kosta Çavo 59 - vjeç, banues në Finiq.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 23.07.2025, rreth orës 21:30, ka ndezur zjarr në zonën e quajtur “Mali i Finiqit”, dhe si pasojë janë djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimësi të dendur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, përplasen 2 automjete

Një aksident ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë rreth orës 07:05 ku mësohet se janë përplasur 2 automjete. Sipas njoftimit të policisë nga ky ak...

09:12

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI