Flash

Aksident në Gjirokastër-Tepelenë/ Përplasen dy automjete, tre persona të plagosur

Lapsi.al 24 July 2025
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë/ Përplasen dy automjete,

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Urën e Kardhiqit, në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona, dy drejtues të automjeteve të përfshira në aksident dhe pacienti i cili po transportohej me autoambulancën e përfshirë në aksident.

Bëhet e ditur nga veprimet paraprake hetimore se njëri prej makinave i ka prerë rrugën autoambulancës së Spitalit të Tepelenës. Për pasojë autoambulanca pas përplasjes ka përfunduar anash rrugës, ndërsa automjeti është dëmtuar në pjesën e përparme.

Kjo e fundit vinte nga drejtimi jugor, ndërsa autoambulanca transportonte një pacient në Reanimacionin e Spitalit të Gjirokastrës. Pacienti pas përplasjes është dëmtuar edhe më shumë, ndërsa kanë ngelur të lënduar lehtë dy drejtuesit e mjeteve respektive. Policia po heton për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, përplasen 2 automjete

Një aksident ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë rreth orës 07:05 ku mësohet se janë përplasur 2 automjete. Sipas njoftimit të policisë nga ky ak...

09:12

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI