Flash

Stuhi te Partizani, dorëhiqet Skënder Gega: prapaskena e largimit të trajnerit

Lapsi.al 23 July 2025
Stuhi te Partizani, dorëhiqet Skënder Gega: prapaskena e largimit

Partizani gjendet pa trajner vetëm pak javë para nisjes së kampionatit të ri. Skënder Gega, tekniku 61-vjeçar që riktheu entuziazmin mes tifozëve të kuq, ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen, një vendim që është pranuar menjëherë nga presidenti Gazment Demi. Lajmi është bërë publik përmes një komunikate të shkurtër të klubit:

𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄

FK Partizani njofton se trajneri Skënder Gega ka paraqitur dorëheqjen nga detyra, e cila është pranuar nga Presidenti i klubit.

E falënderojmë trajnerin Gega për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe dhe i urojmë suksese në vazhdim.

Eliminimi në Europë dhe merkatoja – arsyet që çuan në largim

Humbja e papritur në raundin e parë të Conference League kundër modestëve të Nomme Kalju ka qenë pika kulmore e krizës. Përjashtimi i hershëm nga Europa, bashkë me një merkato të vakët dhe largimin e katër titullarëve kryesorë, kanë krijuar kushte të pamundura për Gegën që të ndërtonte një ekip pretendues, siç ishte premtuar në mars kur u rikthye në krye të stolit.

Bilanci: 11 ndeshje, 5 fitore, por pritshmëritë ishin të tjera

Gega e mori Partizanin në një moment delikat, duke e drejtuar në 11 takime mes kampionatit, fazës “Final 4” dhe aventurës së shkurtër europiane. Bilanci: 5 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje – një ecuri jo dramatike, por larg ambicieve për një skuadër që ëndërronte të rikthente titullin.

Lexo më tej: Egnatia arrin finalen e tretë radhazi të Kupës: përmbyset Partizani, Gega pa fjalë

Tensionet me klubin për ndërtimin e ekipit

Si në aventurën e tij të parë te Partizani, përplasjet në merkato rezultuan vendimtare. Debutimi i dy 16-vjeçarëve dhe një 18-vjeçari në Europë tregoi qartë hendekun mes pritshmërive të trajnerit dhe realitetit financiar të klubit. Diferencat e thella mes Gegës dhe drejtuesve për përforcimet në merkato bënë që bashkëpunimi të bëhej i pamundur.

Fund i beftë për një rikthim që pritej të sillte tituj

Kur u rikthye, Skënder Gega u pritur si trajneri i titullit dhe i suksesit të ri. Sot largohet me një deklaratë zyrtare dhe disa rreshta mirënjohjeje: “E falënderojmë trajnerin Gega për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe dhe i urojmë suksese në vazhdim.”

Një ndarje e thatë, që e lë Partizanin pa busull në prag të një sezoni të vështirë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI