Flash

Punonjësi humbi jetën, Gjykata lë në "arrest shtëpie" përgjegjësin e subjektit

Lapsi.al 23 July 2025
Punonjësi humbi jetën, Gjykata lë në "arrest

Përgjegjësi i subjektit ku humbi jetën punëtori gjatë montimit të një skene të shtunën në Shëngjin më 19 korrik, Zef Shtjefni do të hetohet me masën e sigurisë "arrest në shtëpi". Shtjefni i cili u arrestua nga policia pas ngjarjes, doli para Gjykatës së Lezhësndërsa seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura.

Mësohet se gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e 64-vjeçarit dhe caktoi ndaj tij masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për veprën penale “shkelja e rregullave të sigurisë në punë”.

Pononjësi, 32-vjeçari Zef Lorenci humbi jetën pasditen e së shtunës, teksa po montonte skenën për një koncert në shëtitoren "Willson" në Shëngjin. Ao ra aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë e goditjes, humbi ekuilibrin dhe ra nga një lartësi prej 6 metrash, duke pësuar dëmtime të rënda.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI