Flash

Polonia po përgatit një manual 40 faqesh me udhëzime në rast lufte

Lapsi.al 23 July 2025
Polonia po përgatit një manual 40 faqesh me udhëzime në rast

Polonia po përgatit një manual se si duhet të reagojnë qytetarët në rast lufte ose fatkeqësie natyrore. Sipas një zyrtari të Ministrisë së Brendshme polake broshura është prej 40 faqesh dhe quhet "Udhëzues për Sigurinë". Ky udhëzues synon të rrisë qëndrueshmërinë kombëtare në mes të pasigurisë së shtuar rajonale, përfshirë konfliktin në Ukrainën fqinje.

Ajo do të përfshijë këshilla për sigurimin e ujit të pastër, përballimin e sulmeve ajrore ose ndërprerjeve të energjisë dhe gjetjen e strehimoreve, si pjesë e fushatës së parë të ndërgjegjësimit publik të këtij lloji në Poloni në dekada. Kryeministri polak, Donald Tusk ka paralajmëruar vazhdimisht se kërcënimi i një lufte globale është serioze dhe reale.

Fletëpalosja paralajmëron se gjatë një krize, rezervat e ushqimit, ilaçeve dhe benzinës mund të mbarojnë, sipas qeverisë. Fletëpalosja, e cila do të publikohet në internet në shtator në polonisht, më vonë do të përkthehet në anglisht me plane për të prodhuar një version në Braille për fëmijë.

Ministria planifikon t’u shpërndajë kopje të shtypura të gjitha 14 milionë familjeve në Poloni. Polonia, e cila kufizohet me Ukrainën, Rusinë dhe Bjellorusinë, ka qenë një zë kryesor në thirrjet që anëtarët e NATO-s të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen dhe vetë ka caktuar 4.7 përqind të produktit të saj të brendshëm bruto për forcimin e forcave të saj të armatosura deri në vitin 2025.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI