Flash

Okoye trukoi ndeshje në Serie A: Futbollisti i Udinese Okoye pezullohet për dy muaj

Lapsi.al 23 July 2025
Okoye trukoi ndeshje në Serie A: Futbollisti i Udinese Okoye pezullohet

Emil Maduka Okoye është pezulluar për 2 muaj pas çështjes së basteve ku ishte përfshirë pas një ndeshjeje kundër Lazios në sezonin 2023/2024. Portieri i Udineses ishte dërguar për gjykim për shkelje sportive për shkak të një manipulimi të dyshuar. Gardiani i friulianëve u akuzua se ishte ndëshkuar me karton të verdhë me qëllim gjatë sfidës kundër bardhekaltërve atë sezon. Prej aty u zbulua një fluks i pazakontë bastesh.

Gjykata Federale Kombëtare sot ka komunikuar zyrtarisht vendimin e saj me një shënim duke e sanksionuar portierin me një pezullim që do të nisë nga gara e parë zyrtare e sezonit 2025/2026. Ky është njoftimi i Gjykatës: “Gjykata Federale Kombëtare, Seksioni Disiplinor, duke vendosur përfundimisht, i shqipton z. Emil Maduka Okoye dënimin prej 2 (dy) muajsh pezullim nga ndeshjet zyrtare, duke filluar nga fillimi i garës së parë zyrtare të sezonit sportiv 2025/2026.”

Për Okoye pra, pas leximit të vendimit, pezullimi do të nisë nga ndeshja e parë zyrtare e sezonit ku Udinese do të zbresë në fushë në Kupën e Italisë më 18 gusht kundër Carrarese. Që nga ai moment do të nisë pezullimi i portierit të friulianëve i cili kështu do të humbasë gjithsej gjashtë ndeshje kampionati dhe do të mund të vihet sërish në dispozicion të trajnerit Runjiac vetëm më 19 tetor, kur Udinese do të luajë në transfertë në fushën e Cremoneses së sapo ngjitur në Serie A.

Okoye mund të bëjë edhe ankimim

Nuk është ende e qartë nëse Okoye do të bëjë ankim kundër këtij pezullimi por sigurisht bëhet fjalë për një pezullim prej vetëm 60 ditësh. Për dhjetë ditë do të bëhen zyrtarisht të njohura arsyet që çuan Gjykatën të japë këtë vendim. Nga aty mund të kuptohet më mirë nëse lojtari dhe Udinese në atë pikë do të duan të vazhdojnë me ankimimin megjithëse për momentin kjo duket të jetë një mundësi shumë e pamundur. Ndjesia është se portieri do të vuajë dy muajt e pezullimit dhe më pas do të rikthehet në fushë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI