Flash

Këngë patriotike ndaj Serbisë: FIFA dënon Shqipërinë, mbyllet 20%stadiumi me Letoninë

Lapsi.al 23 July 2025
Këngë patriotike ndaj Serbisë: FIFA dënon
Ajo me Serbinë ishte një ndeshje e tensionuar dhe e ndjerë për të gjithë. Sukses ishte madje që kaloi me disa incidente, në dukje ndoshta të vogla, por që për FIFA-n jo dhe aq. Kështu, Federata Shqiptare e Futbollit është njoftuar zyrtarisht për një vendim disiplinor pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, e zhvilluar më 7 qershor 2025 në stadiumin “Air Albania”.

Vendimi i FIFA-s

Sipas vendimit, FSHF dënohet me një gjobë prej 161,500 franga zvicerane dhe detyrimin që ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Letonisë të luhet me të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun. Shkak për këtë vendim kanë qenë sjellje të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë (këngë me përmbajtje diskriminuese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, përdorimi i gjesteve apo mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare).

Çfarë ndodhi?

Në tre raste arbitri u detyrua të ndërpriste për pak minuta ndeshjen, me tifozët që nuk lejonin ekzekutimin e goditjes së këndit nga futbollistët serb. U desh ndërhyrja e kapitenit Gjimshiti për të qetësuar situatën e për të kthyer normalitetin në fushë. Lexo më tej: Manaj humb penallti, Shqipëria ndalet 0-0 me Serbinë: Stojkovic i falet Petrovic FSHF u bën thirrje të gjithë tifozëve të Kombëtares që të shmangin çdo veprim që mund të dëmtojë skuadrën tonë, të respektojnë rregullat ndërkombëtare dhe të kontribuojnë për një atmosferë dinjitoze në mbështetje të Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI