Flash

Hancko poshtërohet nga Al Nassr: paraqitet në grumbullim si blerje e re por e përzënë

Lapsi.al 23 July 2025
Hancko poshtërohet nga Al Nassr: paraqitet në grumbullim si blerje e

E pabesueshme ajo që i ka ndodhur David Hancko në orët e fundit pasi u ble nga Al Nassr. Qendërmbrojtësi ishte gati t’i bashkohej skuadrës arabe ku luan Cristiano Ronaldo pasi ishte transferuar nga Feyenoord te klubi saudit për 40 milionë euro. Por në mënyrë të habitshme, pasi la Holandën dhe përshëndeti shokët e tij të skuadrës, lojtari shkoi në hotelin e Saalfelden, në Austri, ku qëndronte Al Nassr në grumbullim dhe iu mohua mundësia për të qëndruar aty dhe për t’u stërvitur me skuadrën e tij të re.

Por çfarë ndodhi?

Sipas Voetbal International, qendërmbrojtësi slloven kishte përshëndetur shokët e tij të skuadrës të premten dhe pastaj, sipas Feyenoord, Hancko nuk iu lejua të bashkohej me ekipin. Diçka kishte shkuar keq, ose dikush ishte tërhequr nga marrëveshja, dhe nuk ishin as lojtari dhe as Feyenoord, të cilët tashmë ishin të sigurt për marrëveshjen e mbyllur mes dy klubeve. Klubi holandez shpërtheu: “Sjellja e drejtuesve të Al Nassr ndaj Davidit është skandaloze.”

Zëdhënësi i Feyenoord, Raymond Salomon, kritikoi ashpër Al Nassr pas dështimit të marrëveshjes me Hancko: “Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë – shpjegoi ai. – I lejuan të shkonte në grumbullim për t’i thënë papritur që nuk ishte më i mirëpritur, ndërkohë që të dy klubet kishin një marrëveshje”. Të habitur drejtuesit e shoqërisë holandeze që kishin arritur të mbyllnin një operacion pak të thuash të kushtueshëm: “Thirrja e lojtarit në grumbullim dhe pastaj shpallja e tij papritur si i padëshiruar është e pashembullt. Është skandaloze dhe e pakuptueshme.”

Çfarë ndodhi me Hancko dhe pse nuk shkoi më te Al Nassr

Një marrëveshje që po përgatitej prej kohësh dhe që më në fund dukej e mbyllur, megjithëse Al Nassr nuk kishte firmosur kontratën. Por në këto raste firma hidhet pikërisht kur lojtari në fjalë mbërrin te klubi në selinë e tij ose në këtë rast në grumbullim.

“David e ka menduar për muaj të tërë – shtoi më tej zëdhënësi i Feyenoord. – Marrëveshja ishte finalizuar, por në fund ata u tërhoqën. Për sa di unë, ky mënyrë trajtimi ndaj një lojtari nuk është parë kurrë më parë. Nuk mund të pranojmë që David të trajtohet në këtë mënyrë. Jemi pranë tij.” Sipas MARCA, në bazë të asaj që ndodhi është kaosi brenda klubit për shkak të largimit të mundshëm të Fernando Hierros si drejtor sportiv.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI