Flash

Celibashi ndan mandatet e Tiranës, shtyhet shqyrtimi i kërkesave të Lapajt dhe Doshit

Lapsi.al 23 July 2025
Celibashi ndan mandatet e Tiranës, shtyhet shqyrtimi i kërkesave

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka ndarë sot 37 mandatet e qarkut Tiranë. Në këtë qark, 19 mandate janë për Partinë Socialiste, 13 për Partinë Demokratike-ASHM, 2 për Partinë Mundësia, 1 për PSD , 1 për Lëvizjen Bashkë dhe 1 për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet.

Përfaqësuesja ligjore e "Shqipëria Bëhet" Dorina Prethi, kërkoi nga KQZ kalimin e mandatit tek lista e hpaur, duke thënë se lista e mbyllur dha dorëheqjet para 11 majit. Ajo shtoi se dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur duhet të konsiderohen të miratuara në heshtje, pasi KQZ nuk është shprehur me vendim brenda 60 ditëve. Sipas saj, KQZ ka qenë e detyruar të përgjigjet gjë që nuk është bërë.

Për këtë Celibashi tha se deklaratat e tyre në 11 maj duhej të ishin shqyrtuar dhe duhet të kishte disponim dhe sa kohë nuk ka disponuar brenda një afati që në kodi zgjedhor nuk është parashikuar, procesi i KQZ ka rënë në dekadencë dhe këto deklarata konsiderohen të miratuara.

"Deklaratat e tyre në 11 maj duhej të ishin shqyrtuar dhe duhet të kishte disponim dhe sa kohë nuk ka disponuar brenda një afati që në kodi zgjedhor nuk është parashikuar, procesi i KQZ ka rënë në dekadencë dhe këto deklarata konsiderohen të miratuara. Deklaratat s’kanë asnjë vlerë se kanë disponuar mbi dy fakte juridike që konsiderohen të ndodhura, dorëheqjet. Dy kandidatët s' janë më kandidatë prej cilës datë", tha Celibashi.

Për këtë Prethi u përgjigje se kandidatët kanë dhënë dorëheqjen që më 11 maj, por ka hyrë në fuqi më 10 korrik 2025. Ajo tha se duan kërkesë me shkrim për Kordhonin. Ajo shtoi se kanë konstatuar firma të ndryshme dhe se u rezulton që dokumentet e kandidimit nuk janë firmosura nga ai.

"Që në 11 maj, por ka hyrë në fuqi më 10 korrik 2025. Duam kërkesë me shkrim për Kordhonin, është konstatuar firmë e ndryshme, na rezulton që dokumentet të jenë të falsifikuara, dokumentet e kandidimit si kandidat na rezulton se nuk është firma e tij, duke pezulluar ndarjen e mandateve për qarkun Tiranë. Ai nuk është paraqitur fizikisht, ka mospërputhje të nënshkrimit të tij.  Sa kohë s’ka dalë rezultati përfundimtar kushdo ka të drejtë të tërhiqet", tha Prethi.

Nga ana tjetër Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka depozituar kërkesë në KQZ për dorëheqjen e të gjithë  kandidatëve të listës së mbyllur. Edhe kjo kërkesë si edhe ajo e "Shqipëria Bëhet" janë shtyrë për shqyrtim në një moment tjetër.

Mandatet e qarkut Tiranë:

PS: 19 mandate

Edi Rama

Ogerta Manastirliu

Elisa Spiropali

Lindita Nikolla

Taulant Balla

Adea Pirdeni

Albana Koçiu

Igli Hasani

Delina Ibrahimaj

Ilva Gjuzi

Iris Luarasi

Erion Malaj

Lista e hapur:

Blendi Gonxhja

Erion Braçe

Ervin Hoxha

Fatmir Xhafaj

Ornaldo Rakipi

Anila Denaj

Olta Xhaçka

PD: 13 mandate

Sali Berisha

Flamur Noka

Albana Vokshi

Belind Këlliçi

Tedi Blushi

Jozefina Topalli

Fatmir Mediu

Edi Paloka

Erisa Xhixho

Mesila Doda

Klevis Balliu

Besart Xhaferi

Lista e hapur:

Jorida Tabaku

Partia Mundësia: 2 mandate

Agron Shehaj

Erald Kapri

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI