Flash

Britania nis sanksionet ndaj bandave të trafikut të paligjshëm të emigrantëve

Lapsi.al 23 July 2025
Britania nis sanksionet ndaj bandave të trafikut të paligjshëm

Shqiptari Bledar Lala i identifikuar si drejtues i operacioneve të një grupi të organizuar të trafikimit në Belgjikë është prekur nga hyrja në fuqi e sanksioneve që godasin rrjetet e trafikimit të emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe. Sipas raportimeve, masat godasin 25 individë dhe entitete, përfshirë një furnizues varkash të vogla në Azi dhe drejtues bandash në Ballkan dhe Afrikën e Veriut.

Në shënjestër janë vendosur edhe ndërmjetës që përdorin sistemin e transferimit të parave “Hawala” në Lindjen e Mesme, i cili është përdorur për pagesa të lidhura me kalimet ilegale përmes Kanalit të La Manshit. Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, e cilësoi këtë si një moment historik në përpjekjet e Qeverisë për të luftuar krimin e organizuar të emigracionit dhe për të ulur emigrimin e parregullt drejt MB-së.

“Qoftë në Europë apo në Azi, ne po e çojmë luftën te trafikantët që mundësojnë emigrimin e paligjshëm, duke i goditur kudo që ndodhen dhe duke i detyruar të përgjigjen për veprimet e tyre”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI