Flash

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, i komunikohet zyrtarisht akuza bashkë me Erion Veliajn

Lapsi.al 23 July 2025
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, i komunikohet zyrtarisht akuza bashkë me

Ajola Xoxa është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, për t’u njohur zyrtarisht me akuzat së bashku me bashkëshortin e saj, Erion Veliaj, i cili prej 5 muajsh ndodhet ne paraburgim. Ndërkohë për Veliajn hetimet përfundojnë më 29 shtator, pasi prokurorët kanë kërkuar zgjatjen e afateve.

Erion Veliaj ndodhet në qeli prej 10 shkurtit, ndërsa Xoxa nën masën detyrim paraqitje. Të dy po hetohen për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash. Një ditë më parë edhe biznesmeni Elman Abule u mor zyrtarisht i pandehur për pastrim parash.

Ekipi ligjor i Erion Veliajt, ka reaguar pas informacioneve se sot do t'i komunikohen akuzat nga SPAK. Njoftimi i akuzës, sipas avokatëve, do t’i japë për herë të parë mundësinë të shqyrtojë dhe të sfidojë siç duhet akuzat që janë ngritur ndaj tij dhe të analizojë provat e prokurorisë.

“Siç jemi njohur nga mediat e ‘SPAK’, që nesër pritet njoftimi i akuzës dhe përfundimi i hetimit, 163 ditë pas arrestimit të z. Veliaj, i jep për herë të parë mundësinë të shqyrtojë dhe të sfidojë siç duhet akuzat që janë ngritur ndaj tij, të analizojë provat e prokurorisë, të paraqesë prova dhe argumente ligjore në mbrojtje të tij”, – theksohet në reagim.

Ata theksuan se: “Jemi thellësisht të shqetësuar që praktika e nxjerrjes së informacioneve mbi procedurat e çështjes penale të z. Veliaj vijon edhe në rrethanat e një takimi të prezumuar që do të mbahet nesër mes avokatëve të tij dhe SPAK-ut. Njoftimi i medias apo marrja e informacionit nga ana e medias përpara se vetë personit nën hetim, z. Veliaj, është një provë tjetër e faktit që kjo është një taktikë joligjore e prokurorisë për të sugjeruar në publik fajësinë e z. Veliaj.

Zbulimi i përsëritur dhe i paligjshëm i informacioneve që përbëjnë sekret hetimor mbi çështjen e z. Veliaj ka vijuar pa ndërprerje që nga dita e arrestimit të tij, në një përpjekje të qëllimshme për ta paragjykuar. Mosfillimi i asnjë procedimi penal nga ana e Prokurorisë së Posaçme për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 295/a (“Zbulimi i akteve ose dhe të dhënave sekrete”) i Kodit Penal tregon qartë bashkëpunimin e këtij organi në realizimin e kësaj vepre penale.”

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI