Një person i plagosur me thikë është paraqitur në spitalin e Traumës pak pas mesnatës së sotme.
I plagosuri është identifikuar si Arben Ujka, 24 vjeç, i cili ka plagë në gjoks dhe kofshë. Sipas mjekëve, plagët janë të shkaktuara nga një mjet prerës. I riu nuk ka pranuar që të tregojë autorin apo shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë.