Flash

Speed intervistonte Pogba, në video-telefonatë del Ibrahimovic:“Unë ta shqyej byt*ën”

Lapsi.al 22 July 2025
Speed intervistonte Pogba, në video-telefonatë del
Takimi mes IShowSpeed dhe Paul Pogba në Monako, qyteti ku ish-lojtari i Juventus do të përpiqet të rifillojë karrierën e tij pas pezullimit për doping, pati një moment të veçantë kur në video-telefonatë u shfaq Zlatan Ibrahimovic. Ish-sulmuesi suedez, sot drejtues i Milan, iu drejtua me shaka YouTuber-it, duke e akuzuar se nuk i ishte përgjigjur mesazheve të tij private.

Pogba telefonon me video Ibrahimovic

Speed ishte në Principatë për të bërë një bisedë me Pogba-n në live-in e tij të fundit, që u ndoq nga më shumë se 2 milionë njerëz. Në një moment, gjatë transmetimit live, mesfushori francez nisi një video-telefonatë me Ibrahimovic-in, ish-shokun e tij të skuadrës te Manchester United. Gjiganti nga Malmo e akuzoi streamer-in se kishte injoruar mesazhet e tij në Instagram.

DIALOGU MES TË DYVE

Ibrahimovic: “Oh, Speed, të kam dërguar një video dhe as që ke kthyer përgjigje, dreq. Po bëhesh aq jashtëzakonisht arrogant.” IShowSpeed: “Nuk e kisha parë, nuk e dija që më kishe shkruar.” Pogba duke qeshur: “Do të doje t’i bije një shuplakë tani?” Ibrahimovic: “Unë ia shqyej byt*ën.” IShowSpeed: “Zlatan, qetësohu, qetësohu. Të gjeta, do të të kthej përgjigje. Shiko, nuk i kontrolloj mesazhet e mia personale.” Ibrahimovic: “Je aq jashtëzakonisht arrogant. Të gjithë lojtarët të kanë bërë të famshëm dhe tani mendon se je më i famshëm se ata.”

Përplasja e mëparshme mes të dyve në Milano

Gjithçka, natyrisht, në kuadrin e shakave dhe humorit, ashtu siç kishte qenë edhe takimi mes Speed dhe Ibras që u zhvillua vitin e kaluar në Milano: 20-vjeçari ishte paraqitur te Zlatan në dhomën e zhveshjes së klubit kuqezi. “Më në fund po të njoh,” i kishte thënë suedezi. Streamer-i kishte provuar më pas të përballej me Zlatan në një sfidë një kundër një me topin në këmbë, por kishte dalë më i humbur pas disa finteve të dobëta, duke përfunduar i flakur në tokë pasi ishte goditur me shpatull nga Ibra.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI