Flash

“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”/ Arrestohen tre persona të shpallur në kërkim

Lapsi.al 22 July 2025
“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”/ Arrestohen tre persona

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan me sukses një tjetër fazë të operacionit policor të koduar “The Wanted”, duke kapur dhe arrestuar tre shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në qytetin e Korçës u arrestuan:

Jorgo Xhelillari 29 vjeç, banues në Korçë – i dënuar me 7 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet, 10 muaj e 15 ditë;

Piro Kotoko 34 vjeç, banues në Korçë – i dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur 2 vjet, 1 muaj e 16 ditë;

Edison Cerava, 35 vjeç, banues në Korçë – i dënuar me 8 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur 3 vjet, 4 muaj e 20 ditë.

Të tre shtetasit ishin në kërkim prej kohësh dhe u lokalizuan falë punës së mirëorganizuar të strukturave të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me njësitë speciale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Të këshilluara

Ergys Agasi paraqitet në SPAK

Biznesmeni Ergys Agasi është paraqitur sot në SPAK. Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme. Më herët në kuadër të një hetimi të ni...

10:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI