Flash

Në fillim nuk e donin, tani klubet i bëjnë presion FIFA-s: Botërorin çdo dy vjet

Lapsi.al 22 July 2025
Në fillim nuk e donin, tani klubet i bëjnë presion FIFA-s:

Jo më kalendarë të mbingarkuar: edicioni i parë i Kupës së Botës për Klube i zhvilluar në Amerikë ishte një sukses, aq sa disa klube po flasin tashmë me FIFA-n për një rishikim të formatit. Disa klube europiane dhe amerikano-jugore, me Real Madrid në krye, janë duke shtyrë për një Kupë Bote për Klube të rishikuar dhe të organizuar çdo dy vite, në kundërshtim me katër vitet fillimisht të parashikuara. Qëllimi – sipas asaj që raporton ESPN – do të ishte rritja e të ardhurave për klubet që marrin pjesë në Kupë.

Ka pasur tashmë një bisedë të parë joformale mes drejtuesve të disa klubeve dhe përfaqësuesve të FIFA-s, edhe pse për momentin nuk është paraqitur asnjë kërkesë zyrtare. Nga Zyrihu një Kupë çdo dy vite konsiderohet e parealizueshme, si nga pikëpamja logjistike ashtu edhe nga ajo strikte ekonomike. Janë marrë sinjale pozitive nga turneu i ri, FIFA është e kënaqur, por për momentin nuk ka asnjë qëllim për të propozuar një edicion dyvjeçar të Kupës së Botës për Klube. Turneu në Amerikë pa shpërndarjen e rreth një miliard eurosh mes 32 skuadrave pjesëmarrëse, shumë e pamundur për t’u përsëritur nëse do të organizohej një turne çdo dy vite.

Lexo më tej: Sa kanë fituar klubet në Botëror: Chelsea rekord, milionerë edhe amatorët e Auckland

Përveç aspektit ekonomik, duhet marrë parasysh edhe problematika nga pikëpamja logjistike. Të luhet një Kupë Bote për Klube çdo dy vite do të mbingarkonte edhe më shumë kalendarin ndërkombëtar, duke krijuar tensione të tjera, veçanërisht me UEFA-n. Qëllimi është që të organizohet sa më mirë edicioni i vitit 2029, duke filluar nga vendimi për vendin organizator të turneut. Ndër kandidatët kryesorë për organizim është Katari, i cili ka infrastrukturat dhe fondet e nevojshme pas organizimit të Botërorit të vitit 2022.

Problemi, si për edicionin e tre viteve më parë, do të përfaqësohej nga klima dhe turneu do të duhet të zhvillohej në dhjetor, duke krijuar probleme të tjera në një kalendar ndërkombëtar tashmë mjaft të komplikuar për t’u menaxhuar.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI