Flash

Magji futbolli nga Afrika: truke e driblime spaktakolare, videoja bëhet virale

Lapsi.al 22 July 2025
Magji futbolli nga Afrika: truke e driblime spaktakolare, videoja bëhet
Ka një video që po çmend rrjetin, është një video që vjen nga Afrika që në shikim të parë tregon një talent të pafund, tepër mburravec, të një futbollisti me fanellën me numrin 10, një talent shumë të pastër që e ndan me numrin 9, po aq të mirë. Bëjnë magji të vërteta, e ngrejnë nivelin, në çdo prekje, bëjnë gjëra të jashtëzakonshme përballë futbollistëve të skuadrës kundërshtare që shikojnë pa bërë as presing. Pas disa minutash spektakël, skuadra e Mudagasi gjen golin në një mënyrë të mrekullueshme. Asnjë polemikë, asnjë gjest nervoz nga kundërshtarët për atë që mund të dukej thuajse si një tallje. Sepse në atë kampionat priret të bëhet spektakël. Ky është Kasi Flava ku bën spektakël edhe gjyqtari, që tregon cilësitë e tij teknike.

Dy minuta spektakël të pastër

Një miks i futbollit të madh dhe spektaklit të madh është ajo që përfaqëson Kasi Flava, i cili falë më shumë se dy minutave spektakël të pastër gjatë ndeshjes mes Mudagasi dhe Jukulyn ka arritur popullaritet botëror. Duke parë atë video, pa njohur kontekstin, vlerësohet menjëherë teknika e jashtëzakonshme, por nuk kuptohet aq shpejt kuptimi. Sepse për më shumë se dy minuta shihen futbollistët e Mudagasi duke bërë gjëra të mrekullueshme, shkollë e lartë, me lojtarët e skuadrës kundërshtare krejtësisht të palëvizur. Dhe pa ditur asgjë, të vjen të mendosh se ato gjeste janë thuajse ofenduese, provokuese. Por nuk është kështu. Sepse kuptimi i manifestimit është të përqendrohet spektakli dhe teknika e atyre që janë në fushë. Numri 10 i Mudagasi ka talent për të shitur. Numra akrobatikë që mund të çojnë edhe në krahasime shumë të mëdha. Gati dy minuta magji, pastaj papritur një pasim i gjatë i përkryer, mbrojtja e ngritur e skuadrës kundërshtare, dhe një diagonale e përkryer e bomberit të pozicionuar mirë me të cilën vjen goli i 2-1, që i lejon Mudagasi të fitojë ndeshjen e tretë nga tre, sigurisht në emër të spektaklit. Edhe arbitri bëhet protagonist Goli i fitores vjen në minutën e 90’. Arbitri akordoi dy minuta shtesë, të cilat zgjasin edhe rreth dyzet sekonda të tjera, gjatë të cilave vetë gjyqtari merr skenën për të treguar talentin e tij të madh. Stop me gjoks, topi rrëshqet më poshtë dhe pastaj përfundon mes këmbëve të tij. Gjyqtari vallëzon mbi top, askush nuk ndërhyn, pastaj pas disa sekondave spektakël fishkëllen fundin e takimit.

Çfarë është Kasi Flava?

Është një institucion në Afrikën e Jugut. Kjo është një garë që feston futbollin amator në township-et e Afrikës së Jugut; township-et janë zona urbane të krijuara gjatë aparteidit për të strehuar popullsinë jo të bardhë, dhe që ishin të ndara nga zonat e banuara nga të bardhët. Termi Kasi Flava i referohet stilit unik të futbollit që luhet në township-et e Afrikës së Jugut dhe karakterizohet nga talenti, kreativiteti dhe krenaria komunitare. Të ashtuquajturat ‘trick’-e (truket) janë thelbësore për të treguar aftësitë teknike, por edhe për të afirmuar krenarinë dhe veçantinë e komunitetit të vet. Ky miks përfaqëson një aspekt kulturor të rëndësishëm të turneut, që është amator dhe që transmetohet edhe drejtpërdrejt në TV, gjë që tregon rëndësinë e garës. Vetë futbolli ka një vlerë të fortë në Afrikën e Jugut, sepse ky sport ka qenë i rëndësishëm për të bashkuar vendin pas aparteidit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI