Flash

Hidhet në erë me tritol automjeti i njërit prej të shpallurve në kërkim në Sarandë

Lapsi.al 22 July 2025
Hidhet në erë me tritol automjeti i njërit prej të

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mesnatën e kaluar në lagjen nr.3 në qytetin e Sarandës nga ku mësohet se një automjeti të parkuar iu vendos eksploziv, duke e hedhur në erë. Sipas informacioneve, automjeti është përfshirë totalisht nga flakët.

Ndërkohë për shkak të panikut, mësohet se shumë banorë apo turistë kanë dalë nga banesat pas shpërthimit. Nga ana tjetër, sipas informacionit zyrtar të Policisë, nuk raportohet për asnjë person të lënduar.

Megjithatë në media është hedhur dritë mbi shkaqet e mundshme të kësaj ngjarjeje teksa raportohet se hakmarrja konsiderohet si pistë, kjo pasi pronar i mjetit rezulton Klaus Jaçaj 31-vjeç, i shpallur në kërkim nga policia vetën 4 ditë më parë pas një sherri për pronësi.

Jaçaj akuzohet për përkrahje të autorëve të krimit, pasi ka ndihmuar dy autorët Ramadan dhe Erjon Canaj, të cilët qëlluan 2 të rinj pas sherrit për pronën në bregdet.

Të këshilluara

Parashikimi i motit, vijon i nxehti afrikan

I nxehti afrikan vijon ndikimin e tij edhe gjatë ditës së martë, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta, ku vlera ekstreme priten në zonat jugore...

07:23

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI