Flash

Zelensky: Raundi i ri i bisedimeve për paqe me Rusinë, do të mbahet të mërkurën

Lapsi.al 21 July 2025
Zelensky: Raundi i ri i bisedimeve për paqe me Rusinë, do të

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se një raund i ri bisedimesh mes Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet të mërkurën në Turqi, si pjesë e përpjekjeve për të arritur një zgjidhje paqësore në konfliktin mes dy vendeve.

Duke iu referuar kreut të Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov, Zelensky deklaroi në një video se “sot diskutova me Umerovin për përgatitjet për një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve dhe për takimin e ardhshëm me palën ruse, që pritet të mbahet në Turqi”. Sipas tij, takimi është planifikuar për ditën e mërkurë, ndërsa më shumë detaje pritet të bëhen publike të hënën.

Rustem Umerov, i cili aktualisht mban postin e sekretarit të Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, ka udhëhequr edhe dy raundet e mëparshme të bisedimeve me përfaqësuesit rusë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI