Flash

Vijon ngërçi politik në Kosovë, një tjetër përpjekje për konstituimin e Kuvendit

Lapsi.al 21 July 2025
Vijon ngërçi politik në Kosovë, një tjetër

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot, më 21 korrik, në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Kjo është tentativa e 50-të që prej pesëmbëdhjetë prillit kur ka nisur seanca konstituive. Vazhdimi i seancës do të mbahet prej orës 11:00.

Të shtunën, më 19 korrik, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kanë zhvilluar një takim – në përpjekje për dalje nga kriza. Megjithatë, nga ai takim nuk dolën me ndonjë marrëveshje që do t’i hapte rrugë formimit të institucioneve të reja.

Këto zhvillime vijnë kur po afrohet 26 korriku – afati i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për konstituim të legjislaturës së nëntë.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, por ende nuk është bërë konstituimi i Kuvendit. Procesi ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit për çka Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun. Ata po kërkojnë votim të fshehtë, por kjo, dhe kandidatura e Haxhiut, po kundërshtohen nga partitë e tjera parlamentare.

Deri më tani, presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar takime bashkë dhe të ndara, me përfaqësues të partive politike – në përpjekje të zgjidhjes së krizës. Por, nuk ka pasur ndonjë ndryshim. Thirrje për formim të institucioneve të reja kanë bërë edhe ambasadorë të akredituar në Kosovë si dhe përfaqësues të Bashkimit Europian.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI