Flash

Shorti i Conference League, me fat vetëm Egnatia: Dinamo e Vllaznia përballë "murit"

Lapsi.al 21 July 2025
Shorti i Conference League, me fat vetëm Egnatia: Dinamo e Vllaznia

Në Nion të Zvicrës u zhvillua sot shorti për turin e tretë kualifikues të UEFA Conference League, duke përcaktuar rivalët e mundshëm për tre përfaqësueset shqiptare, të cilat janë ende në garë për të siguruar një vend në fazat e mëtejshme. Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City tashmë e dinë se me cilat skuadra do të përballen, nëse arrijnë të kalojnë me sukses pengesën e turit të dytë.

Kampionia aktuale e Shqipërisë, Egnatia, duhet fillimisht të eliminojë Dinamo Minsk për të siguruar një vend në turin tjetër. Nëse ja del mbanë, do të ketë përballë fituesin mes Olimpija Ljubljana nga Sllovenia dhe Inter Escaldes nga Andorra. Në letër, një kundërshtar më i favorshëm krahasuar me alternativat e tjera që mund të kishte përballë.

Edhe Vllaznia ka një shans të mirë për të avancuar më tej. Shkodranët, që aktualisht luajnë kundër Víkingur Reykjavík në turin e dytë, në rast se fitojnë, do të masin forcat me skuadrën që del fituese nga dueli mes H. Bóltfelag të Ishujve Faroe dhe Brøndby nga Danimarka. Për Vllazninë, një rrugë që mund të jetë e kalueshme, por që kërkon paraqitje bindëse në të dyja sfidat.

Lexo më tej: Lamtumirë Champions, Egnatia turpërohet në Islandë: gafa amatore, 5-0 e Breidablik

Ndërkohë, më e vështira duket rruga për Dinamo City. Kryeqytetasit duhet fillimisht të kalojnë Atletic Escaldes nga Andorra. Nëse arrijnë të sigurojnë biletën për turin e tretë, do t’u duhet të përballen me një rival shumë më të fortë: fituesin e ndeshjes mes Zire nga Azerbajxhani dhe Hajduk Split, një prej emrave më të njohur në arenën ballkanase dhe jo vetëm. Për Dinamon, ky mund të kthehet në një test të vërtetë force dhe ambicieje.

Sipas kalendarit të përcaktuar nga UEFA, ndeshjet e para të turit të tretë do të zhvillohen më 7 gusht, ndërsa sfidat e kthimit do të luhen një javë më vonë, më 14 gusht. Tani mbetet që ekipet shqiptare të bëjnë detyrën në raundin e dytë dhe të synojnë të shkruajnë një faqe të re europiane.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI