Flash

Përfshihet nga flakët rimorkio e kamionit në aksin Vlorë-Fier

Lapsi.al 21 July 2025
Përfshihet nga flakët rimorkio e kamionit në aksin

Një rimorkio kamioni ka marrë flakë para pak minutash përgjatë autostradës Vlorë-Fier. Ngjarja ka ndodhur sot në afërsi të fshatit Panaja.

Drejtuesi i kamionit ka vërejtur tym në pjesën e gomave të rimorkios, e cila ka qënë me ngarkesë. Ai menjëherë ka ndaluar kamionin dhe ka bërë shkëputjen e rimorkios, pasi rrezikonte të digjej kamioni për shkak të depozitës së karburantit.

Ardhja e zjarrfikëseve të Vlorës ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit në gomat e rimorkios së kamionit, duke eleminuar përhapjen e flakëve në të gjithë mjetin. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e tejnxehjes së ferrotave (frenave) të rimorkios, kjo për shkak të ngarkesës në mjet, por edhe temperaturave të larta.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Këtë të hënë moti do të karakterizohet nga temperatura të larta dhe qiell i kthjellët gjatë gjithë ditës. Sipas parashikimeve meteorologjike, dita do të nisë me...

07:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI