Flash

Neymar blen makinën e Batman: 1.3 milion euro për Batmobile, që nuk do ta ngasë kurrë

Lapsi.al 21 July 2025
Neymar blen makinën e Batman: 1.3 milion euro për Batmobile, që
Tekat e fundit të Neymar kanë të bëjnë me një makinë, por jo me ndonjë nga ato makinat sportive klasike që aq shumë i pëlqejnë futbollistëve. Braziliani, për më shumë se një milion euro, ka blerë një replikë të Batmobile, mjeti i famshëm i transportit që përdoret nga Batman: nuk është shaka, sepse bëhet fjalë vërtet për një makinë të frymëzuar nga ajo e heroit të DC Comics. Bëhet fjalë për një makinë tepër të rrallë, nga e cila ekzistojnë shumë pak ekzemplarë në botë, dhe që përpara blerjes ishte ekspozuar në Dream Car Museum të Sao Roque. Një pjesë koleksioni që do të mbetet e tillë, sepse sulmuesi i Santos nuk do të mund të ecë me shpejtësi me xhevahirin e tij të ri. Duke qenë se është një replikë e Batmobile të përdorur në filma, makina nuk ka leje për të qarkulluar në rrugët publike, siç thekson “Gazzetta dello Sport”, dhe për këtë arsye do të duhet të qëndrojë e mbyllur në garazhin e tij për t’u admiruar.

Neymar ka blerë Batmobile

Braziliani është një fans i madh i Batman dhe këtë nuk e ka fshehur kurrë: në vitin 2022 mori pjesë në premierën pariziane të The Batman dhe disa herë e ka përfshirë heroin në festimet e tij. Tani do të ketë një pjesë unike të historisë së tij, pasi për 1.3 milionë euro ka blerë një Batmobile: bëhet fjalë për njërën nga 10 kopjet e porositura nga Warner Bros për të festuar 85-vjetorin e Batman, e veshur me fibra karboni dhe kevlar, dhe e pajisur me një motor V8 6.2 me 525 kuaj fuqi. Sigurisht që është një replikë perfekte e asaj të përdorur për filmat dhe është puna e një grupi prej 50 personash që për tre vite e kanë konceptuar, dizajnuar dhe prodhuar këtë makinë ëndrrash. Nuk mungojnë detajet më ikonike, si flakëhedhësi i pasëm (që funksionon vërtet, siç shihet në video), dhe pikërisht për këtë arsye makina e re e Neymar nuk është e përshtatshme për t’u drejtuar në rrugët publike, pasi bëhet fjalë vetëm për një model koleksioni.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI