Flash

Mandatet e Kushtetueses, Berisha: Rama e ka marrë peng Begajn

Lapsi.al 21 July 2025
Mandatet e Kushtetueses, Berisha: Rama e ka marrë peng Begajn

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi sot gjatë një konference për shtyp çështjen e mandateve tè Gjykatës Kushtetuese. Berisha tha se Gjykata e Lartë nuk ka asnjë tagër lidhur me mbarimin e mandateve. Sipas tij, Sokol Sadushi është përdorur.

Berisha theksoi se Sadushi ka përdorur vendin që ka në Gjykatën e Lartë për të bërë gjithçka që të ndërpritet mandatin i gjykatëses apo gjykatësve që nuk pëlqehen nga kryeministri Edi Rama.

"Po si mund të flasësh? Po çfarë ke parë individuale ose qoftë dhe një mikronë të ndryshme nga Bajrami nga Edi Rama? Janë një ata", tha Berisha.

Kryedemokrati tha se Presidenti Begaj ekziston në letër, por ka humbur pasi Rama, sipas tij, e ka marrë peng me atë që e quan afer  e tmerrshme e porteve të ushtrisë.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Gjykata e Lartë nuk ka asnjë tagër. Po, është e vërtetë ajo që i njihet e drejta e propozimit, por jo e mbarimit të mandateve. Ky është problemi! Sokol Sadushi është përdorur. Ka përdorur vendin që ka në Gjykatën e Lartë për të bërë gjithçka që të ndërpritet mandatin i gjykatëses apo gjykatësve që nuk pëlqehen nga Edi Rama... Po si mund të flasësh? Po çfarë ke parë individuale ose qoftë dhe një mikronë të ndryshme nga Bajrami nga Edi Rama? Janë një ata.

A e ke marrë vesh? Mjafton të lexosh komunikatat që lëshojnë, me një diferencë një orë nga njëra-tjetra, Pëllumbesha dhe Bajrami, që i marrin të dyja nga Fuga, nga Rama. Por ata harrojnë se bëjnë skandal. Nuk ka aty, ku ekziston ai. Ai ekziston në letër. Ai ka humbur që e ka marrë peng me aferën e tmerrshme të porteve të ushtrisë, goja e tij nuk çelet më. Nuk çelet më. Nuk ka këtu. Kjo është ajo që mund të them.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI