Flash

Kancelari gjerman: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

Lapsi.al 19 July 2025
Kancelari gjerman: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më

Kancelari gjerman Friedrich Merz ndërmori një hap të pazakontë duke kritikuar Izraelin në konferencën vjetore për shtyp para pushimeve verore. Merz tha se qasja e Izraelit ndaj Gazës “nuk është më e pranueshme”.

Kancelari Friedrich Merz bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në enklavën e rrethuar, ndërkohë që këtë javë numri i të vdekurve atje e tejkaloi shifrën prej 58,000 vetë.

Merz bëri gjithashtu thirrje për më shumë ndihmë humanitare për njerëzit në Gazë, gjë që është penguar fort nga vendimi i Izraelit për t’i nxjerrë të gjitha programet ndërkombëtare të ndihmës ngaRripi i Gazës dhe për të lejuar vetëm Fondacionin Humanitar të Gazës (GHF). GHF është një organizatë shumë e diskutueshme, e drejtuar nga SHBA dhe e mbështetur nga Izraeli, të cilin kritikët e kanë quajtur një kurth cinik vdekjeprurës për banorët e dëshpëruar të Gazës që kërkojnë të gjejnë ushqim për familjet e tyre.

Kancelari Merz tha se është në kontakt të rregullt me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe se ka ofruar të rrisë ndihmat gjermane për Rripin e Gazës.

Gjermania: Mbështetëse e fortë e Izraelit

Kancelari Merz vuri në dukje gjithashtu se qeveria e tij “nuk e mbështet” politikën e Izraelit për ngulimet, duke shtuar se e kishte shprehur qartë këtë edhe në telefonatat e tij me Netanjahun.

“Është e qartë se ku jemi. Ne po bëjmë gjithçka mundemi për të qenë të drejtë kundrejt të dyja palëve [Izraelit dhe palestinezëve në Gaza]”, tha Merz, duke vënë në dukje se “shteti i Izraelit do të pushonte së ekzistuari” nëse nuk do të mbrohej. Në të njëjtën kohë Merz tha: “Ne i shohim vuajtjet epopullit palestinez dhe po përpiqemi gjithashtu të bëjmë gjithçka që mundemi për të ofruar ndihmë humanitare”.

Për shkak të asaj që e quan përgjegjësi historike ndaj shtetit të Izraelit, Gjermania ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të Izraelit gjatë luftës në Gazë, duke ofruar mbështetje të konsiderueshme diplomatike dhe ushtarake.

Kancelari Merz i hodhi poshtë thirrjet për pezullimin e marrëveshjeve të asociimit të BE-së me Izraelin, si dhe hodhi poshtë me vendosmëri çdo barazim midis pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe qasjes së Izraelit ndaj Gazës duke deklaruar se Rusia kishte nisur një luftë agresioni, ndërsa Izraeli po mbrohet kundër Hamasit./DW

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI