Flash

Galeone bën “copë” Vlahovic: "Merr 1 milionë në muaj e nuk stopon dot një top"

Lapsi.al 19 July 2025
Galeone bën “copë” Vlahovic: "Merr 1 milionë

Mbetet një muaj nga fillimi i Serie A, me skuadrat në grumbullim dhe merkatoja që po hyn gjithnjë e më shumë në fazën e saj më të nxehtë. Sytë janë të drejtuar nga shumë trajnerë të rinj të kampionatit, duke filluar nga Massimiliano Allegri, i kthyer te Milani pas 11 vitesh. Një mision i vështirë, të paktën sipas fjalëve të ish-trajnerit të tij Giovanni Galeone, i cili e ka trajnuar Max në kohën e Pescaras. “Ka ngrënë një supë të ringrohur me Milan dhe rrezikon”, janë fjalët e qarta të dhëna për gazetën Libero nga Galeone.

Allegri e Vlahovic...

Ish-trajneri, sot 84 vjeç, është i sigurt: “Nuk do të ketë të njëjtin Milan si dikur, kur stërviste Ibran, Seedorf dhe Cassano. Por ka një avantazh ndaj trajnerëve të tjerë që kanë drejtuar Milanin kohët e fundit: duke nuhatur momentet e ndeshjes, do t’i përshtatë lojtarët me kontekstin.” Rrugë e vështirë për teknikun Allegri te Milani, pra, ashtu si për Tudor te Juventus: “Rikuperon Bremer dhe David është një blerje shumë e mirë, por do të ketë vështirësi. Problemi i vërtetë është Vlahovic, fiton 1 milion në muaj dhe nuk arrin të ndalojë një top…”.

Nga Inter, te Conte e Gasperini

Më shumë besim Galeona ka për Inter dhe Napolin: “Zikaltërit po rindërtojnë pas fundit të sezonit të kaluar, Lookman është një ide e mirë. Conte është sërish favorit për titullin kampion.” Dhe Gasperini? “Është shumë i zoti, por edhe i prekshëm dhe i brishtë. Në Romë do të ketë më shumë vështirësi se në Bergamo.” Pastaj një mendim për Fiorentinën: “Mund të jetë surpriza”, përpara se të mbyllë me Kombëtaren: “Norvegjia është më e fortë se ne, i shkreti Ringhio.”

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI