Flash

Armëpushimin në Ukrainë?/ Zelensky shpreh dëshirën për takim kokë më kokë me Putin

Lapsi.al 19 July 2025
Armëpushimin në Ukrainë?/ Zelensky shpreh dëshirën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur dëshirën për të bërë një takim kokë më kokë me homologun armik rus, Vladimir Putin.

Në një komunikim të tij, Zelensky është shprehur se dialogu me Rusinë është duke vijuar, për shkëmbimin e të burgosurve. Ai shtoi se pala ukrainase sakaq, po punon për shkëmbimin e radhës e personave të marrë peng.

“Dialogu me palën ruse për shkëmbimin e të burgosurve është në vazhdim. Ne po vazhdojmë të zbatojmë marrëveshjet e arritura gjatë takimit të mëparshëm në Stamboll. Ekipi ynë aktualisht po punon për një tjetër shkëmbim”, tha ai.

Zelensky, pohoi Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrotjes, ka propozuar që javën pasardhëse të zhvillohet një takim mes palëve Ukrainë-Rusi, për të rritur ritmin e negociatave dhe të arrihet një armëpushim.

“Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, Umerov, raportoi gjithashtu se ka propozuar një tjetër takim me palën ruse për javën e ardhshme. Ritmi i negociatave duhet të rritet. Duhet bërë gjithçka për të arritur një armëpushim. Dhe pala ruse duhet të ndalojë së fshihuri nga vendimmarrja. Shkëmbimi i të burgosurve. Kthimi i fëmijëve. Fundi i vrasjeve.”, u shpreh Zelensky.

Por, presidenti ukrainas, u shpreh se është shumë i nevojshëm takimi Ukrainë-Rusi, porn ë nivel liderësh, që do të thotë një përballje mes Zelenskyt dhe Putinit. Zelensky tha se ai është i gatshëm për një takim të tillë, por duket se pret aprovimin e Putinit për këtë gjë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI