Flash

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen e njohur

Lapsi.al 18 July 2025
Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen e

Zëvendësdrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj e ka pranuar takimin e të dënuarit me burg përjetë, Laert Haxhiut me modelen nga Kosova, Ziza Pajaziti.

Në një intervistë që ai ka dhënë për "ReportTv", Sufaj është shprehur se takimi ka ndodhur por ka zgjatur shumë pak.

E ndërkohë që në media qarkullojnë edhe iniciale të vajzave të tjera të ekranit që futen brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit, zv.drejtori i Burgjeve, mohon të ketë raste të tjera.

Sufaj thotë se vetëm gjatë muajit qershor në burgje janë bërë 100 takime intime, duke iu referuar vetëm takimeve të të burgosurve me bashkëshortet ose bashkëjetueset, takime të cilat lejohen me ligj. Ndërkohë, sa i takon rastit të Haxhiut, Sufaj thotë se modelja në fjalë ka ardhur si e afërme dhe është futur në takim. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një takim të zgjatur, por është zhvilluar në dhomat e vizitave, duke theksuar se Drejtoria e Burgjeve ka marrë masa administrative pas këtij rasti.

“Në qershor janë bërë shumë takime ku 7 mijë e ca takime janë me familjarët, mbi 1 mijë me avokatët dhe 100 janë intime. Sipas ligjit këto takimet intime janë takime, që duhet që të jenë bashkëshortët, ose bashkëjetuesit e të dënuarit. U konstatua një shkelje e procedurave në burgun e Korçës, e cila vjen si e afërme dhe futet në takim. Dhe ne kemi marr qëndrimet tona administrative dhe nuk është konstatuar që të jetë një rast i dytë. Nuk ishte takim i zgjatur, por takim në dhomën e vizitave. Gjithë kjo zhurmë nuk dihet pse po bëhet,"- tha ai.

Të këshilluara

Napoli goditet sërish nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 4.0 goditi zonën e Napolit mëngjesin e kësaj të premteje. Nuk ka raportime për të lënduar apo dëme, por shumë banorë ikën nga shtëpit...

12:30

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI