Flash

U aksidentua me traktor, humb jetën në spital 40-vjeçari në Prizren

Lapsi.al 18 July 2025
U aksidentua me traktor, humb jetën në spital 40-vjeçari

Një 40-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti në fshatin Bresanë të Dragashit në Kosovës. 40-vjeçari mësohet se u aksidentua me traktor. Ai humbi jetën në Spitalin e Prizrenit për shkak të plagëve të marra.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi bëri me dije se 40-vjeçari fillimisht ishte dërguar nga vëllai i tij në një qendër mjekësore në Dragash, e më pas për shkak të lëndimeve të rënda ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit.

“Sot, më 18 korrik 2025, rreth orës 09:50, Policia është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Bresanë, Dragashë se një person mashkull, D.A. (40 vjeç), është sjellë në qendër nga vëllai i tij me lëndime të rënda trupore. Pas ofrimit të ndihmës së parë, ai është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku më pas, për shkak të lëndimeve të marra, ka vdekur," tha ai.

Viktima raportohet se po punonte traktor në zonën malore të fshatit Bresanë, Dragashë në momentin e incidentit. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Të këshilluara

Napoli goditet sërish nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 4.0 goditi zonën e Napolit mëngjesin e kësaj të premteje. Nuk ka raportime për të lënduar apo dëme, por shumë banorë ikën nga shtëpit...

12:30

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI