Flash

Michel Platini grabitet ndërsa ishte në shtëpi: zgjohet dhe sheh një burrë me kapuç

Lapsi.al 18 July 2025
Michel Platini grabitet ndërsa ishte në shtëpi: zgjohet dhe sheh

Michel Platini viktimë e një grabitjeje ndërsa ishte në shtëpi. Të premten më 18 korrik 2025, në orët e para të mëngjesit, ish-futbollisti i Juventus u zgjua nga një zhurmë që vinte nga kopshti i shtëpisë së tij: kur shkoi të kontrollonte për të kuptuar çfarë po ndodhte, pa një individ me kapuç dhe i veshur me të zeza, i cili më pas u arratis. Le Roi e kuptoi në minutat pasardhëse se kishte pësuar një vjedhje në banesën e tij dhe thirri forcat e rendit.

Platini banon pranë Marsejës, në departamentin Bouches-du-Rhône që bën pjesë në rajonin Provence-Alpes-Côte d’Azur. Prokuroria e qytetit francez ka hapur një hetim mbi vjedhjen me thyerje të kryer në banesën e ish-presidentit të UEFA-s.

Platini i grabitur në shtëpi nga hajdutët, frikë për Le Roi

Në orën 5:30 të së premtes më 18 korrik Michel Platini u zgjua në rezidencën e tij pranë Marsejës dhe pak më pas kuptoi se ishte grabitur. Sipas asaj që raporton RTL, ish-ylli i futbollit francez dhe botëror pa një individ me kapuç dhe i veshur me të zeza përpara dritares së tij dhe më pas vuri re se në banesën e tij mungonin rreth njëzet trofe dhe medalje.

Ish-numri një i UEFA-s vuri re menjëherë se kishte shenja thyerjeje në një nga hyrjet dhe në kapanonin e kopshtit, ku mban disa nga trofetë dhe medaljet e shumta të fituara gjatë karrierës së tij: aty Michel Platini vuri re se mungonin rreth njëzet trofe.

Lexo më tej: Platini e Blatter të pafajshëm ndaj akuzave edhe në Apel: rrezikonin 18 muaj burg

Sipas informacioneve të fundit të raportuara nga mediat franceze, dëmet janë ende në fazë vlerësimi por Platini nuk pati asnjë kontakt me hajdutin dhe gjatë grabitjes. Prokuroria e Marsejës ka hapur një hetim për vjedhje me thyerje të rënduar dhe forcat lokale të rendit po hetojnë mbi atë që ndodhi brenda banesës së ish-kampionit francez.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI