Roli i ri i Alisha Lehmann në Zvicër
Duke parë nga jashtë turneun e futbollistes lexohet vetëm shumë zhgënjim. Në tre ndeshjet e para të fazës në grupe Pia Sundhage i ka dhënë vetëm 9 minuta në ndeshjen kundër Finlandës, duke e lënë vazhdimisht në stol gjatë gjithë kohës. Lehmann është dashur të kënaqet me një minutazh të reduktuar, por në realitet ka marrë një rol shumë të rëndësishëm për Zvicrën: është motivuesja e skuadrës, profili që di të mbajë të bashkuar gjithë ambientin dhe të bëjë që kombëtarja të japë maksimumin edhe përballë gjigantëve. Kjo ndodhi për herë të parë vetëm pak minuta para miqësores kundër Çekisë, me një fjalim aq të ndjerë sa ngarkoi ekipin duke i dhënë përgjegjësi secilës nga futbollistet. Ato e përballuan ndeshjen me grintë dhe për këtë arsye trajnerja i la lojtares së Juventusit rolin e kapitenes pa shirit, një barrë e madhe që ajo e mban edhe në Europian pavarësisht aktivizimit të pakët në fushë. Edhe pse nuk luan kurrë (konkurrenca është e madhe dhe sezoni i fundit te Juve nuk ka qenë aspak pozitiv) vëmendja e tifozëve është e gjitha tek ajo: e pashmangshme, duke parë një profil Instagram me 17 milionë ndjekës dhe një popullaritet në rritje edhe përtej botës së sportit.View this post on Instagram