Flash

Trukuan në Conference League, UEFA përjashton Arsenal për 10 vjet: stuhi mbi lojtarët

Lapsi.al 17 July 2025
Trukuan në Conference League, UEFA përjashton Arsenal për 10
UEFA ka shpallur një sanksion historik dhe pa precedent kundër Arsenal Tivat. Vendimi vjen pas procedurës disiplinore të nisur pas një ndeshjeje të Conference League të sezonit 2023/2024 kundër Alashkert FC, që nxori në pah një trukim: për këtë arsye ka ardhur një pezullim prej dhjetë vitesh dhe një gjobë e majme për akuza të lidhura me integritetin e ndeshjeve dhe të garave. Në shënjestër të qeverisë europiane të futbollit përfundoi fitorja 6-1 e Alashkert kundër Arsenal Tivat në ndeshjen e kthimit të turit të parë të paraeliminatoreve të Conference League, që u mundësoi armenëve të kalonin turin me një rezultat të përgjithshëm 7-2 pas 1-1 në ndeshjen e parë. Lexo më tej: PSG rrezikon sanksione të rënda nga UEFA për atë që ndodhi gjatë finales me Inter Organizmi drejtues i futbollit evropian ka dhënë një pezullim dhjetëvjeçar dhe një gjobë prej 500.000 euro për skuadrën malazeze, të cilës nuk do t’i lejohet më të marrë pjesë në garat UEFA deri në sezonin 2034/35.

Ky është shënimi zyrtar i UEFA-për FK Arsenal Tivat

Pas një hetimi dhe procedurash disiplinore kundër FK Arsenal Tivat dhe individëve të tjerë në lidhje me shkelje të dyshuara të Rregullores Disiplinore të UEFA (DR) gjatë ndeshjeve të UEFA Conference League 2023/24 midis Alashkert FC dhe FK Arsenal Tivat në korrik 2023, Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA (CEDB) ka shpallur vendimet e mëposhtme: FK Arsenal Tivat (klubi): pezullim 10 vjet nga garat e UEFA-s (deri në sezonin 2023/2035) dhe gjobë prej 500.000 € Nikola Celebic (FK Arsenal Tivat – lojtar): pezullim i përjetshëm Ranko Krgovic (FK Arsenal Tivat – drejtues): pezullim i përjetshëm Cetko Manojlovic (FK Arsenal Tivat – lojtar): pezullim 10 vjet Radule Zivkovic (FK Arsenal Tivat – lojtar): pezullim 10 vjet Dusan Puletic (FK Arsenal Tivat – lojtar): pezullim 10 vjet Milan Vignjevic (aktualisht drejtues i FK Radnicki Obrenovac): pezullim 10 vjet Goran Janjusevic (aktualisht drejtues i FK Radnicki Obrenovac): pezullim 6 vjet Christos Psomiadis (pa klub të specifikuar): pezullim 8 vjet

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI