Flash

Shkodër/ Asgjësohen mbi 3100 bimë kánabisi, procedohen penalisht 2 kryetarë fshatrash

Lapsi.al 17 July 2025
Shkodër/ Asgjësohen mbi 3100 bimë kánabisi, procedohen

Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike , në qarkun Shkodër.

Gjatë kontrolleve në territor, u gjetën dhe u asgjësuan 3126 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Procedohen penalisht, për shpërdorim të detyrave, 2 kryetarë fshatrash dhe 1 rojë mjedisi.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

-Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult, Shosh dhe Ana e Malit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 922 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Oblikë, shtetasin S. P.;

-Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Kelmend, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 1034 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Selcë, shtetasin A. D., dhe për rojën e mjedisit, shtetasin P. G.;

-Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 1170 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të përqendruar...

07:57

Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi

Prej ditës së hënë, pas nisjes së aksionit të tatimorëve, në shumë markete të vogla në Tiranë është ndërprerë furnizimi me qumësht të freskët të prodhuar nga fe...

07:46

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI