Flash

Plagosi 44-vjeçarin me thikë, vetëdorëzohet i riu në Sarandë

Lapsi.al 17 July 2025
Plagosi 44-vjeçarin me thikë, vetëdorëzohet i riu në

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Mitat Hoxha” në Sarandë. Klodjan Basholli, 44 vjeç, banues në Shijan të Delvinës, person me precedentë penalë, ka marrë plagë me thikë pas një zënke me 26-vjeçarin Elvis Ndoji me banim në Sarandë.

44-vjeçari është transportuar i plagosur drejt spitalit të Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë. Pas identifikimit të autorit, policia ka arritur të negociojë me të brenda pak orësh duke bërë që ai të vetëdorëzohet. Ndoji rezulton person me precedentë penalë, i arrestuar në tetor 2024 si autor i disa vjedhjeve. Gjatë arrestimit të tij atëherë, i’u gjet një thikë dhe një sopatë, ndërkohë që nuk dihet se si ka përfunduar kaq shpejt i lirë.

Edhe Klodjan Basholli rezulton i dënuar më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet e 4 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge, për një ngjarje të ndodhur në vitin 2008 ku në plazhin e Manastirit u kap një skaf me 278 kg marijuanë. Ndërsa më vonë ai është arrestuar sërish në vitin 2017, si pjesë e një grupi që kryente vjedhje në fshatrat kufitare greke. Gjatë operacionit të atëhershëm, dy prej bashkëpunëtorëve të tij i’u gjetën nga policia edhe 2 pistoleta.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të përqendruar...

07:57

Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi

Prej ditës së hënë, pas nisjes së aksionit të tatimorëve, në shumë markete të vogla në Tiranë është ndërprerë furnizimi me qumësht të freskët të prodhuar nga fe...

07:46

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI