Flash

Hetimet e SPAK për Jonaid Myzyrin zbulojnë skandalin me 200 mijë euro

Lapsi.al 17 July 2025
Hetimet e SPAK për Jonaid Myzyrin zbulojnë skandalin me 200 mijë

Gjatë veprimeve hetimore, për dokumentimin e abuzimeve me tenderët publikë në kuadër të procedimit penal nr 175/ 1, janë zbardhur biseda që hedhin dritë mbi grabitjen e 200 mijë eurove në banesën e Jonida Skejës dhe marrjen peng të të vëllait, për shkak se ka dyshime që autorët donin të vononin njoftimin e policisë.

Dosja në ngarkim të Jonaid Myzyrit, drejtorit të Prokurimeve Publike që u mor i pandehur për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, ka nxjerrë në pah një tjetër skandal.

Bëhet fjalë për zyrtaren e KPP-së Jonida Skeja, e cila është gjithashtu nën akuzë.

Burime pranë Prokurorisë së Posaçme konfirmuan se ndaj saj paralelisht po kryhen veprime mbi një ngjarje të vitit 2020, që u denoncua nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Në përgjime rezulton se zyrtarja e KPP-së bisedon me nënën e saj për vjedhjen e parave në banesën e tyre dhe shfaqet e shqetësuar edhe për pengmarrjen e vëllait nga grabitësit e maskuar.

“Po firmosim si delet për atë xhuxhin”, mësohet të jetë shprehur në një nga bisedat zyrtarja e KPP-së, ku ka dyshime se i referohet titullarit të saj.

Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj i është drejtuar Policisë së Elbasanit dhe Librazhdit, për t’i vënë në dispozicion informacione, nëse janë bërë denoncime për këtë rast dhe nëse po si është vepruar.

Burimet konfirmuan se prej Elbasanit kanë mbërritur materiale voluminoze lidhur me ngjarjen, duke konfirmuar kështu dyshimet e grabitjes, por nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që shuma e grabitur të jetë disa herë më e madhe.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të përqendruar...

07:57

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI