Flash

Dyshohet se vidhnin karburant nga makinat e parkuara, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

Lapsi.al 17 July 2025
Dyshohet se vidhnin karburant nga makinat e parkuara, arrestohen 2

Dy shqiptarë janë arrestuar në Breshia të Italisë, pasi u kapën në flagrancë teksa vidhnin karburant nga automjete të parkuara. Konkretisht ngjarja ndodhi pas një sinjalizimi nga një qytetar, i cili vuri re një automjet të dyshimtë në zonën via Buozzi dhe njoftoi menjëherë policinë në numrin 112.

Qytetari i ndoqi nga larg autorët, duke informuar policinë se ata ishin zhvendosur në via Rosselli, pranë një kompanie private, për të kryer një tjetër vjedhje. Brenda pak minutash, patrullat e Policisë së Shtetit identifikuan dhe ndaluan makinën e përdorur nga dyshja. Njëri prej tyre u gjet i fshehur mes sediljeve.

Gjatë kontrollit, në mjet u zbuluan 5 bidona me naftë të vjedhur, mjete vjedhjeje, përfshirë tre kaçavida, dy thika me mbyllje automatike, të fshehura nën sedilje. Ndërkohë, bashkëpunëtori i dytë u përpoq të ikë në këmbë duke u futur në një ndërtesë, por u arrestua pas një ndjekjeje të shkurtër. Mësohet shqiptarët janë në gjendje të parregullt qëndrimi në Itali dhe ishin të njohur më parë për autoritetet italiane për precedentë penalë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të përqendruar...

07:57

Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi

Prej ditës së hënë, pas nisjes së aksionit të tatimorëve, në shumë markete të vogla në Tiranë është ndërprerë furnizimi me qumësht të freskët të prodhuar nga fe...

07:46

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI