Flash

Berisha: Paketa e Maleve e Ramës përpjekje për të nxitur gjakderdhje

Lapsi.al 17 July 2025
Berisha: Paketa e Maleve e Ramës përpjekje për të nxitur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp u shpreh se Paketa e Maleve e kryeministrit Edi Rama është si një mjet për të nxitur gjakderdhje, armiqësi, urrejtje dhe përçarje në veri. Kryedemokrati u shpreh se paketë mbështetet në një paligjshmëri absolute, ku Rama autorizon veten të marrë dhe të dhurojë toka që nuk i përkasin, duke shkelur traditën e ndarjes së tokës sipas trashëgimisë në veri.

"Pas Paketës së Maleve qendron një paligjshmëri absolute sepse Edi Rama autorizon veten të marrë tokat dhe të bëjë dhuratë tokat atyre që nuk mund t’i disponojnë kurrë tokat e tyre. Veriu ka ndarë tokën sipas trashëgimisë dhe nuk kanë marrë asnjë pëllëmbë tokë nga tjetri. Çdo përpjekje për të rrëmbyer pronë private në veri është një përpjekje për të nxitur gjakderdhje, për të nxitur armiqësi, urrejtje dhe përçarje.

Në Paketën e Maleve, Edi Rama autorizon veten sikur të ishte pronar i maleve dhe alpeve dhe zonave të tjera.

Ndaj dhe unë ftoj çdo qytetar t’i përmbahet me rigorozitet të madh respektimit të të drejtës së pronësisë në çdo zonë dhe kudo. Nga ana tjetër jam i sigurt se Edi Rama do ndërsejë skuadrat e tij të trafikantëve drejt zonave malore. U bëj thirrje qytetarëve, asnjë metër katror tokë mos u shisni njerëzve të dyshimtë, njerëzve me para të pista apo me origjinë të paqartë",tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI