Flash

Zjarr i ri masiv në Turqi, evakuohen shtatë vendbanime

Lapsi.al 16 July 2025
Zjarr i ri masiv në Turqi, evakuohen shtatë vendbanime

Autoritetet turke po përballen me fronte të reja zjarri pas flakëve që u regjistruan të martën në një zonë pyjore në rajonin Sarkoy të provincës Tekirdag, i cili u zgjerua në rajonin e Marmarasë, me të paktën dy fronte aktive në Çanakkale.

Autoritetet lokale kanë evakuuar tashmë shtatë vendbanime në zonën ku po luftohet zjarri, ndërsa katër persona janë dërguar në spital me probleme të frymëmarrjes. Përveç forcave të fuqishme tokësore, 21 mjete ajrore po përpiqen të përmbajnë zjarrin, puna e të cilëve po vështirësohet nga erërat e forta që fryjnë në zonë.

Edhe pse shkaku i zjarrit nuk dihet ende, po hetohet nëse është shkaktuar nga ndonjë zog që ka rënë mbi linjat e energjisë elektrike. Që nga fundi i qershorit, në Turqi kanë shpërthyer mesatarisht 77 zjarre në ditë.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI