Flash

U turpërua në finale, PSG nxjerr në shitje 11 lojtarë:kush janë të tepërt për Enrique

Lapsi.al 16 July 2025
U turpërua në finale, PSG nxjerr në shitje 11 lojtarë:kush

PSG është gati të shesë gjithçka pas humbjes në finalen e Kupës së Botës për Klube. Në Paris fryn erë revolucioni pas një sezoni të paharrueshëm në të cilin erdhi Liga e Kampionëve e parë historike, një trofe që mjafton vetë për të kurorëzuar projektin e Luis Enrique: humbja në Shtetet e Bashkuara kundër Chelseat është një hap fals i dhimbshëm por që nuk e kompromenton rritjen e klubit, i cili tani është gati të presë të gjitha degët e thata për të forcuar edhe më shumë grupin dhe për të përballuar të gjitha kompeticionet që e presin.

Sipas asaj që raporton Le Parisien, janë 11 lojtarët e vendosur në merkato, mes huazimeve dhe shitjeve përfundimtare. Praktikisht një skuadër e tërë që Luis Campos ka nxjerrë në shitje për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin e ardhshëm. Në shënjestër është Superkupa e Europës që do të luhet kundër Tottenhamit në Udine më 13 gushtin e ardhshëm dhe disa ditë më pas do të nisë kampionati ku objektivi do të jetë mbrojtja e titullit.

Kush janë lojtarët që PSG ka nxjerrë në shitje

Kupa e Botës për Klube ka shërbyer gjithashtu për të bërë më të qarta idetë mbi skuadrën dhe për të rafinuar strategjitë që do të zbatohen në merkato. Luis Enrique ka zgjedhur të pazëvendësueshmit e tij dhe gjithashtu zëvendësuesit më të rëndësishëm, por për pjesën tjetër gjithçka është në diskutim dhe në merkato kanë përfunduar 11 lojtarë. Të parët që do të largohen do të jenë pothuajse të gjithë ata që kaluan sezonin në huazim: do të përshëndesin me siguri Skriniar, Mukiele, Soler, Asensio dhe Kolo Muani që kanë disa admirues nëpër Europë.

Lexo më tej: Pse Chelsea kampion nuk është i kualifikuar për Botërorin e ardhshëm, ndryshe nga PSG

Pastaj janë ata që kanë luajtur pak ose aspak gjatë eksperiencës në Shtetet e Bashkuara si Gabriel Moscardo, Lucas Hernandez, Lucas Beraldo, Kang-in Lee dhe Gonçalo Ramos, të konsideruar të tepërt si nga trajneri ashtu edhe nga Campos. Duhet t’u gjendet një skuadër sa më shpejt për të planifikuar edhe blerjet e synuara për të përforcuar çdo repart, me Ilya Zabarnyi të Bournemouth që mbetet gjithmonë objektivi numër një i kësaj sesioni merkatoje.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI