Flash

Si arriti Kaio Jorge, nga i pavlefshëm te Juve, në kryegolashënues në Brazil

Lapsi.al 16 July 2025
Si arriti Kaio Jorge, nga i pavlefshëm te Juve, në

Juventus në dy sezonet e fundit ka pasur shumë nevojë të gjenerojë të ardhura për të rregulluar bilancet e klubit. Hetimet, largimi i ish-bordit drejtues dhe përjashtimi nga kupat para mbërritjes së Thiago Mottas kishin vënë në rrezik serioz stabilitetin ekonomik të klubit. Ndërhyrja e Elkann ishte vendimtare dhe tani me Damen Comolli duket se po shihen rezultatet e para. Por sakrificat e bëra deri para disa muajsh me shitjen e disa të rinjve premtues nga Next Gen, si për shembull Huijsen që sot luan te Real Madridi, apo Kaio Jorge vazhdojnë të nervozojnë tifozët.

Ky është ekzaktësisht rasti i Kaio Jorge, sulmuesit 23-vjeçar brazilian që sot luan për Cruzeiro pasi u shit përfundimisht nga Giuntoli te klubi brazilian në qershor 2024 për 7,2 milionë euro të pagueshme në tre këste. Epo, Kaio Jorge aktualisht është në krye të renditjes së golashënuesve të kampionatit më të lartë të futbollit brazilian me plot 11 gola të shënuar në 12 ndeshje që e rikthejnë nën dritat e futbollit ndërkombëtar. Kundër Gremio, në fitoren përfundimtare 4-1, ai realizoi një tregolësh dhe tani sytë e Europës janë rikthyer mbi të.

Mbërritja e Kaio Jorge te Juventus

Vitin e tij të fundit në Itali e kaloi te Frosinone, por pa shkëlqyer në mënyrë vendimtare. Kaio Jorge kishte grumbulluar 11 paraqitje mes Serie A dhe Kupës së Italisë te Juve pas mbërritjes së tij në 2021, para se të detyrohej të ndalej në fund të shkurtit 2022 për shkak të këputjes së tendinit rotulor të gjurit të djathtë, të pësuar gjatë një ndeshjeje të luajtur me skuadrën Under 23. Më pas, rikuperimi i gjatë dhe rikthimi në fushë pak para fillimit zyrtar të sezonit 2023/2024, me rastin e miqësores “në familje” mes Ekipit të Parë dhe Juventus Next Gen në gusht, ku shënoi një tregolësh.

Juventus ka një klauzolë për rishitjen e Kaio Jorge

Më pas drejtori sportiv Giuntoli vendosi ta huazonte te Frosinone për të gjithë sezonin 2023/2024. Një sezon që klasi 2002 e përfundoi me 22 paraqitje gjithsej, mes të gjitha kompeticioneve, dhe me 3 gola të realizuar, të parët e tij në elitën italiane. Në përfundim të sezonit, Kaio Jorge ishte një i tepërt për Juventus dhe mundësia Cruzeiro u duk si një rast që duhej kapur menjëherë. Tani, megjithatë, Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich kanë vënë menjëherë sytë mbi lojtarin dhe në rast shitjeje të mundshme Juventus ruan 30% mbi rishitjen e tij të ardhshme.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI