Flash

Shtyhet seanca për Arbër Paplekajn, seanca e radhës me 19 shtator

Lapsi.al 16 July 2025
Shtyhet seanca për Arbër Paplekajn, seanca e radhës me 19 shtator

Arbër Paplekaj ka paraqitur një kërkesë për lirim me kusht në Gjykatën e Durrësit, ku po vuan dënimin për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Por shqyrtimi i kërkesës për lirimin me kusht të Arbër Paplekajt është shtyrë. Seanca u shty për shkak se nuk ishte i pranishëm një përfaqësues i Shërbimit të Provës.

Bëhet me dije se seanca e radhës do të zhvillohet më 19 shtator, në orën 09:45, kur pritet të dëgjohet edhe opinioni i Shërbimit të Provës mbi kërkesën e Paplekajt. Gjykata e Apelit ka dënuar me 7 vjet burg Arbër Paplekajn, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, më 25 Prill të 2021 në Elbasan.

Ish-efektivi i RENEA ishte dënuar nga Gjykata e Elbasanit me 22 vite burg për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese, por kishte pretenduar se krimin e kishte kryer për vetëmbrojtje. Pikërisht ky argument u pranua nga trupa gjykuese e cila e dënoi Paplekajn për akuzën “Vrasje e kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike”.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI