Flash

Shiste lëndë narkotike në doza të vogla, vihet në pranga 21-vjeçari

Lapsi.al 16 July 2025
Shiste lëndë narkotike në doza të vogla, vihet në

Një 21-vjeçar i cili shiste kanabis në doza në lagjen nr. 8 të qytetit të Korçës është vendosur në pranga nga policia.

Ndërkohë bëhet me dije se kanë nisur hetimet për 29-vjeçar pasi u kap në flagrancë me doza kanabisi që ia kishte blerë 21-vjeçarit. Si provë materiale u sekuestruan dozat e kanabisit, 1 celular dhe një shumë parash.

"Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Ëiponja", operacionin policor të koduar “Split”. Në kuadër të këtij operacioni:

-u arrestua në flagrancë shtetasi F. L., 21 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se shiste doza të lëndës narkotike kanabis, në lagjen nr. 8, Korçë. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën doza kanabisi të gatshme për shitje; -u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në flagrancë me doza kanabisi që dyshohet se ia kishte blerë 21-vjeçarit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat e kanabisit, 1 celular dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", njoftoi sot policia.

 

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI