Flash

Ndryshon mënyra si vendoset titulli kampion: FSHF miraton rregulloren e Superiores

Lapsi.al 16 July 2025
Ndryshon mënyra si vendoset titulli kampion: FSHF miraton rregulloren e
Final 4 gjeneroi kritika pas rikonfirmimit në Asambelën e Përgjithshme të Zakonshme, duke bërë që Federata Shqiptare e Futbollit FSHF ta rimendojë çështjen. E kështu, pas diskutimeve me 10 klubet pjesëmarrëse u miratua propozimi që mori mbështetjen e 9 klubeve, me përjashtim të Vllaznisë. Komiteti Ekzekutiv i FSHF ka miratuar tashmë propozimin e ri për ndryshimin e rregullores së kampionatin “Abissnet Superiore” për fazën “Final 4”. Pas takimit konsultues me drejtuesit e klubeve, ku shumica shprehën mbështetjen për këtë propozim, Komiteti Ekzekutiv vendosi ta miratojë. Kështu, duke nisur nga sezoni 2025-2026. E thënë ndryshe, do të ketë Akoma një Final 4, por nuk do të jetë më me eliminim direct, por me një mini-kampionat. Katër skuadrat kryesuese pas sezonit të rregullt, do të shohin pikët t’i përgjysmohen, duke u përafruar në renditje e pastaj do të luajnë gjashtë ndeshje në total mes tyre, ku skuadra që do të ketë më shumë pikë do të shpallet kampion.

Faza “Final 4” do të funksionojë sipas kësaj rregulloreje:

Kampionati është me 4 faza të rregullta, vajtje – ardhje. Renditja pas 36 javëve përcakton pjesëmarrësit në Final 4. Katër ekipet e para kualifikohen në Final 4. Pikët në Final 4 do të përgjysmohen, duke marrë për bazë vlerën më të ulët.

Do të luhen në total 6 ndeshje dhe skema është e tillë:

Java 1 Vendi 1 vs Vendi 4 Vendi 2 vs Vendi 3 Java 2 Vendi 1 vs Vendi 3 Vendi 2 vs Vendi 4 Java 3 Vendi 1 vs Vendi 2 Vendi 3 vs Vendi 4

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Air Albania”.

Pjesëmarrësit në kompeticionet europiane përcaktohen nga renditja e Final 4. Vendi 9 dhe 10 i “Abissnet Superiore” bie nga kategoria. Vendi tetë i “Abissnet Superiore” shkon në “play out”. Në rast barazimi pikësh midis dy ose më shumë ekipeve në fazën “Final 4”, renditja përcaktohet sipas kritereve në vijim: – Pikët e grumbulluara në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4; – Diferenca e golave (shënuar – pësuar) në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4; – Diferenca e përgjithshme e golave në të gjithë sezonin (kampionati + Final 4).

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI