Flash

Shpërndante kókainë në Valias, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz

Lapsi.al 15 July 2025
Shpërndante kókainë në Valias, arrestohet

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza. Vihet në pranga 26-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike. Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 1 aparat celular dhe 1 automjet.

Komisariati i Policisë Nr. 5, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza, si rezultat u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e shtetasit:

-B. D., 26 vjeç, banues në Kamëz.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonte ky shtetas dhe kontrollit fizik, u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar kokainë, 1 aparat celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material sëbashku me automjetin.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se 26-vjeçari i shpërndante dozat në zona të ndryshme të Valiasit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin...

07:25

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI