Flash

Një nga artistët me nanizëm që ishte në festën e Yamal ka zbuluar çfarë ka ndodhur

Lapsi.al 15 July 2025
Një nga artistët me nanizëm që ishte në festën e
Lamine Yamal mbushi 18 vjeç duke festuar ditëlindjen e moshës madhore në një vend të panjohur për të ftuarit deri pak para fillimit. Një festë që megjithatë ka shkaktuar polemika të ashpra në Spanjë pas denoncimit të shoqatës ADEE, e cila merret me personat me acondroplazi dhe displazi të tjera skeletore me nanizëm, sepse lojtari kishte angazhuar persona të prekur nga nanizmi për të argëtuar të ftuarit. Një denoncim që ka bërë të shpërthejë një rast i vërtetë që ka kërkuar edhe ndërhyrjen e qeverisë spanjolle me qëndrimin e Ministrisë së të Drejtave Sociale, e cila do t’i ketë kërkuar Prokurorisë, Avokatit të Popullit dhe Zyrës për Luftën kundër Krimeve të Urrejtjes të hetojnë mbi ngjarjen për të kuptuar nëse është shkelur nga lojtari ligji për aftësinë e kufizuar. Ndërkohë, për të hedhur dritë mbi rastin ka folur në formë anonime për ‘MARCA’ pikërisht një nga artistët në fjalë duke shpjeguar çfarë ka ndodhur realisht. Burri, i prekur nga nanizmi, ka mbrojtur plotësisht punën e tij: “Askush nuk na ka munguar me respekt, na lini të punojmë në paqe”.

Qëndrimi i njërit prej artistëve të angazhuar nga Yamal

Një dëshmi në formë anonime për shkak të kaosit mediatik të shpërthyer. Burri ka vazhduar: “Nuk kuptoj pse ka kaq shumë bujë. Ne jemi thjesht njerëz normalë që bëjmë atë që duam në mënyrë plotësisht legale”. Fjalë që sigurisht shkojnë në kah të kundërt me atë që ka denoncuar shoqata ADEE, e kritikuar pikërisht nga artisti që është shfaqur në festën e Yamal: “Prej disa vitesh këta njerëz po na dëmtojnë – shpjegon ai. – Duan të na ndalojnë një punë që ne e duam dhe në asnjë rast nuk kanë ofruar punë apo kurse për personat e prekur”. Dhe më pas shton: “Ne punojmë si animatorë. Pse nuk mund ta bëjmë? Për shkak të kushteve tona fizike?”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by @lamineyamal

Fjalët e artistit që u shfaq në festën e Yamal

Një përndjekje që sipas tij lidhet më shumë me një ndryshim në presidencën e shoqatës se me ndonjë gjë tjetër: “Ka një president të ri që ndihet inferior dhe do të na mashtrojë të gjithëve”. Nuk ka dashur të shpjegojë çfarë ka ndodhur sepse në atë kohë kishte firmosur një marrëveshje konfidencialiteti, por ka siguruar se nuk janë trajtuar në mënyrë jo të respektueshme: “E dimë kufirin tonë dhe nuk e kalojmë kurrë: nuk jemi majmunë në një panair”. Dhe shpjegon në përgjithësi çfarë bëjnë kur angazhohen në festa: “Kërcejmë, bëjmë magji… ka shfaqje nga më të ndryshmet”. Dhe tregon çfarë ka ndodhur: “Ishim thjesht në një nga shumë eventet, të gjithë po kalonin shumë mirë. E gjithë kjo zhurmë filloi vetëm sepse ishte festa e Lamine Yamal”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI