Flash

Në finalen e Botërorit për Klube u shkel Rregulli 7 i lojës në transmetim botëror

Lapsi.al 15 July 2025
Në finalen e Botërorit për Klube u shkel Rregulli 7 i lojës
Një rregull themelor i lojës së futbollit i shkelur në transmetim botëror, haptazi, paturpësisht. Por mbi të gjitha qëllimisht nga Gianni Infantino dhe cirku që FIFA organizoi me rastin e finales së Botërorit për Klube, për t’iu përshtatur shijes tipike amerikane: në pushimin e ndeshjes që Chelsea e fitoi thellë kundër PSG-së u zhvillua një mega shou muzikor që megjithatë zgjati një përjetësi. Madje 24 minuta, duke injoruar krejtësisht atë që është përcaktuar në mënyrë të prerë nga Rregulli 7 i lojës së futbollit. Qëllimi për ta kthyer finalen e kompeticionit të ri në diçka të ngjashme me Superbowl, me shfaqje të përfshirë në pushim, ishte shfaqur që para ndeshjes, kur para publikut të MetLife Stadium në East Rutherford të New Jersey u shfaqën Robbie Williams dhe Laura Pausini, të cilët interpretuan live “Desire”, himnin e ri zyrtar të FIFA-s. Pastaj pati interpretimin e himnit amerikan nga kori dhe orkestra, më pas prezantimi ikonik i ‘ring announcer’ Michael Buffer (“Let’s get ready to rumble!”) dhe numërimi mbrapsht në ekran deri në fillimin e ndeshjes.

Spektakli në pushimin e finales: nuk bëhej fjalë për 15 minuta

Asgjë krahasuar me atë që ndodhi më pas mes pjesës së parë dhe të dytës, kur trofeu tashmë ishte nisur drejt Londrës: në pushimin e finales u zhvillua një spektakël i vërtetë me një program që në asnjë univers nuk mund të përfundonte për vetëm 15 minuta. J Balvin, Tems, Doja Cat, Coldplay me Emmanuel Kelly u shfaqën njëri pas tjetrit në një platformë të instaluar në nivelet e sipërme të stadiumit për të ruajtur fushën e gjelbër. Një mega prodhim, me regjinë muzikore të kuruar nga Chris Martin, që përfshiu qindra persona, mes teknikësh, valltarësh dhe stafi artistik. Ishte shou i parë në pushim ndeshjeje në një kompeticion të FIFA-s, i menduar edhe në funksion të Botërorit të kombëtareve që në 2026 do të luhet në Shtetet e Bashkuara, si edhe në Kanada dhe Meksikë. Me pak fjalë, duhet të presim diçka të ngjashme edhe vitin tjetër.

Regulli 7.2 i lojës së futbollit i injoruar nga FIFA

Gjithçka me një kohëzgjatje që shkoi deri në plot 24 minuta, në kundërshtim me Regullin 7 të lojës së futbollit, i cili në paragrafin e dytë e thotë në mënyrë të padiskutueshme: “Lojtarët kanë të drejtë për një pushim, jo më të gjatë se 15 minuta”. Gjithçka e lënë të kalojë pa problem nga Infantino dhe shokët, mes të cilëve spikaste i gjithpranishmi Donald Trump.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI