Flash

Misteri Conceiçao, Porto kërcënon Juven: menjëherë 30 milionë, ose nga nesër bëhen 45

Lapsi.al 15 July 2025
Misteri Conceiçao, Porto kërcënon Juven: menjëherë 30
Brenda ose jashtë. Juventus nuk mund të humbasë më kohë në frontin Francisco Conceiçao dhe brenda ditës së sotme duhet patjetër të zgjidhë çështjen me Porton për të mbajtur djalin e artit pas sezonit të kaluar në huazim nën Mole. Sonte skadon klauzola prej 30 milionë eurosh që do të arrijë kuotën 45 nga mesnata e 15 korrikut: dg Comolli duhet të kapërcejë rezistencat e Portos që për momentin nuk ka ndërmend të lëshojë për sa i përket shifrave duke i vënë kështu nxitim bardhezinjve. Sipas të përditshmeve portugeze, Record mbi të gjitha, është në zhvillim një “luftë” e mirëfilltë: klubi i drejtuar nga Villas-Boas nuk ka ndërmend të bëjë zbritje dhe palët janë dukshëm larg. Juventus, nga ana e saj, shpresonte ta mbyllte marrëveshjen për rreth 25 milionë (për t’u paguar me këste), duke u mbështetur tërësisht te vullneti i 22-vjeçarit, i gatshëm të heqë dorë nga 20% e rishitjes që i takon vetëm për të vazhduar në Piemonte. Pra, rreth 6 milionë euro, që Zonja e Vjetër do të ishte gati t’ia ‘kthejë’ duke i rritur pagën deri në 5-6 milionë.

Lexo më tej: Juventus, debati ballë për ballë mes teknikut Tudor e Conceicaos: “Duhet të më bindë”

Porto pret ofertën zyrtare nga Juventus për Conceiçao: nëse në tavolinë nuk do të ketë 30 milionë, luzitanët janë gati të kthejnë mbrapsht propozimin. Ndërkohë, në orët e fundit do të ishte lëvizur edhe Everton përmes agjentit të njohur Pini Zahavi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI