Flash

Trump luan të pushtetshmin, dekret për të ndryshuar emrin e futbollit: “Mund ta bëj”

Lapsi.al 14 July 2025
Trump luan të pushtetshmin, dekret për të ndryshuar emrin e
Kur u përhap lajmi që Donald Trump do të ishte i pranishëm në tribunat e MetLife Stadium në New Jersey për të ndjekur finalen e Botërorit për Klube, më pas e fituar thellë nga Chelsea ndaj PSG-së, nuk u desh shumë për të imagjinuar që presidenti i Shteteve të Bashkuara do të bënte gjithçka për të marrë skenën dhe për të mos e lëshuar, duke shfrytëzuar vitrinën globale të këtij kompeticioni të ri për të përhapur imazhin e tij në çdo cep të planetit. Pasioni i Trump për futbollin është minimal, por ai e di mirë që është sporti më i popullarizuar në botë, dhe prandaj prej muajsh po shfrytëzon Botërorin për Klube, me mbështetjen – për interes të ndërsjellë – të presidentit të FIFA-s Gianni Infantino, edhe në prag të Kupës së Botës që vitin e ardhshëm do të zhvillohet po ashtu në SHBA, përveç se në Kanada dhe Meksikë.

Trump i kudondodhur në finalen e Botërorit për Klube të fituar nga Chelsea ndaj PSG

Në momentin e dorëzimit të trofeut, as Infantino nuk arriti ta tërhiqte Trump nga skena, megjithëse u përpoq: presidenti amerikan nuk kishte asnjë qëllim të tërhiqej për t’ia lënë lavdinë vetëm lojtarëve të Chelsea-t, të cilët në fund, pas çastesh sikleti dhe hutimi, kuptuan se nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të ngrinin trofeun me Donald-in të përzier mes tyre, i angazhuar edhe ai të kërcente për të festuar.

Quhet football apo soccer? Trump: “Mund të nxjerr një dekret ekzekutiv për të ndryshuar emrin”

Trump i kudondodhur, por edhe i plotfuqishëm, duke qenë se në një intervistë ka shpallur me shaka që mund të nxjerrë një nga dekretet e tij ekzekutive për të ndryshuar emrin e futbollit, ashtu siç njihet në Shtetet e Bashkuara: “Gianni është një mik i imi, ata kanë bërë një punë fantastike me ligën, me futbollin… ata do ta quanin ‘football’, ne e quajmë ‘soccer’. Nëse do të nxjerr një urdhër ekzekutiv sipas të cilit që nga tani e tutje mund të flasim vetëm për ‘football’? Mendoj se mund ta bëj!”. Intervista me DAZN më pas mori kthesën e një spoti politik për Trump, për t’u kthyer sërish te futbolli në fund, kur iu bë pyetja se kush ishte për të lojtari më i fortë i të gjitha kohërave. “Shumë vite më parë, kur isha i ri, sollën një lojtar me emrin Pelé për të luajtur këtu – u përgjigj presidenti amerikan – Luante për Cosmos, ky stadium ishte plot. Ishte një version i mëparshëm i këtij stadiumi, nuk dua të dukem i vjetër, sepse ka kaluar shumë kohë dhe unë isha i ri. Erdhi të shihja Pelé dhe ishte fantastik. Është pak si të thuash Babe Ruth (legjendë e bejsbollit, shën. i përkth.), por do të thoja që Pelé ishte i madh”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI