Botërori i parë për Klube me 32 skuadra është mbyllur me festën e Chelsea që në finale ka shkatërruar super PSG-në e Luis Enrique. Akt përfundimtar i një turneu me mijëra aspekte, mes të cilëve edhe ato ekonomike që nuk mund të lihen në plan të dytë. Sepse nëse çmimi për fituesin, siç ishte paralajmëruar prej kohësh, ka arritur në 100 milionë euro, për të gjithë ka qenë një festë e madhe, me Inter që është futur në Top Ten të fitimeve duke e kaluar me shumë diferencë italianen tjetër në listë, Juventus.
Chelsea i pari edhe në fitime: fitorja solli 100 milionë
Një thesar i vogël. Botërori për Klube ka përfaqësuar mbi të gjitha këtë për pjesëmarrësit në turneun që u zhvillua në Shtetet e Bashkuara mes mijëra angazhimeve, sakrificash të mëdha, situatash përtej kufirit dhe një kalendari me ndeshje në orët më të nxehta të ditës. Të gjitha të shpërblyera bujarisht nga fondi i madh i vënë në dispozicion nga një FIFA që nuk kurseu shpenzime dhe që i respektoi angazhimet e marra, duke dhënë të ardhura që nuk janë parë kurrë më parë në historinë e futbollit. Për të përfituar më shumë, sigurisht, Chelsea, klubi i parë që shpallet kampion dhe regjistron emrin e vet në trofeun ikonë shumë të çmuar. Për Blues fitimi total ka kaluar 100 milionë euro, më shumë se PSG që, i dyti, është dashur të “kënaqet” me një shumë rreth 94 milionë.
Inter në Top10 të klubeve me të ardhurat më të mëdha: 32 milionë
Ajo që intereson më shumë, megjithatë, është se sa arrin “thesari” i Inter dhe Juventus, dy të vetmet italiane të pranishme në Botërorin për Klube. Për ta, turneu u mbyll që në 1/8-at e finales respektivisht kundër Fluminense dhe Real Madrid që më pas arritën të dyja në gjysmëfinale. Me përfundimin e turneut mund të përcaktohen në cent të ardhurat në arkat e zikaltërve dhe bardhezinjve për gëzimin e Marotta dhe Comolli që mund të llogarisin kështu disa miliona për t’i reinvestuar në lëvizjet e afërta të merkatos. Inter mbetet më e mira nga italianet për fitime: zikaltërit kanë marrë nga udhëtimi amerikan 31 milionë e 900 mijë euro, një shumë që ka lejuar hyrjen në Top10 të klubeve më të pasuruar nga Botërori.
Juventus, thesari i Botërorit për Klube vlen 23 milionë euro
Për Juventus, shuma e mbledhur ka qenë më e vogël, edhe pse vërtet shumë interesante: llogaritë bardhezi kanë parë në zërin e fitimeve bukurinë e pak më shumë se 23 milionë euro. Një shumë e rëndësishme edhe pse më e ulët se ajo e Inter, që ka ardhur mbi të gjitha nga starti që merrte parasysh renditjen FIFA të klubeve ku zikaltërit ishin përpara bardhezinjve, përveç faktit që kanë fituar vetëm 2 ndeshje (dhe dy humbje) në 4 takime, kundrejt dy fitoreve dhe një barazimi të Inter.
Edhe amatorët e Auckland City u bënë milionerë
Të 32 klubet nuk mbetën sigurisht me duar bosh, as i fundit i renditur, amatorët e Auckland City që janë kthyer në shtëpi me një çmim “ngushëllimi” prej një mijë e një netësh për realitetin e vogël të Zelandës së Re duke arritur 4 milionë euro.
Lexo më tej: “Cold” Palmer ngrin PSG-në, Chelsea kampion bote për klube: plas sherri në fund
Klasifikimi përfundimtar i fitimeve në Botërorin për Klube
Chelsea – 101,10 milionë euro
Paris Saint-Germain – 94,14 milionë euro
Real Madrid – 72,23 milionë euro
Fluminense – 54,20 milionë euro
Bayern Munchen – 50,67 milionë euro
Borussia Dortmund – 45,65 milionë euro
Manchester City – 44,66 milionë euro
Palmeiras – 35,49 milionë euro
Inter – 31,90 milionë euro
Al Hilal – 30,45 milionë euro
Benfica – 25,99 milionë euro
Flamengo – 24,68 milionë euro
Botafogo – 23,79 milionë euro
Juventus – 23,14 milionë euro
Porto – 20,59 milionë euro
Atletico Madrid – 20,40 milionë euro
Inter Miami – 18,75 milionë euro
Monterrey – 18,75 milionë euro
River Plate – 16,22 milionë euro
Boca Juniors – 15,33 milionë euro
Salzburg – 13,60 milionë euro
Mamelodi Sundowns – 11,18 milionë euro
Al Ahly – 10,29 milionë euro
Al Ain – 10,29 milionë euro
Esperance de Tunis – 10,29 milionë euro
Los Angeles FC – 9,40 milionë euro
Pachuca – 8,51 milionë euro
Seattle Sounders – 8,51 milionë euro
Ulsan HD – 8,51 milionë euro
Urawa Red Diamonds – 8,51 milionë euro
Wydad AC – 8,51 milionë euro
Auckland City – 4,07 milionë euro