Flash

Prindërit e 3-vjeçarit kerkojnë informacion për hetimet, Gjykata e Tiranës refuzon

Lapsi.al 14 July 2025
Prindërit e 3-vjeçarit kerkojnë informacion për hetimet,

Gjykata e Tiranës refuzoi ankimin e prindërve të Brian Spahiut, të cilët kërkuan të dinin se në çfarë faze janë hetimet ndaj dentistes e cila kishte marrë përsipër trajtimin e dhëmbëve të fëmijës, që ndërroi jetë në spital.

Padia e prindërve Bledar dhe Ina Spahiut kërkonte që gjykata të ndërhynte dhe të urdhëronte prokuronin për të informuar prindërit mbi veprimet hetimore të kryera nga çasti kur fëmija ndërroi jetë në vitin 2023 dhe t’u viheshin në dispozicion aktet që nuk janë sekret siç është dhe kartela e fëmijës.

Siç raportohet, kërkesa nuk u pranua nga gjykata penale me arsyetimin se familjarët e viktimës nuk janë bashkë-ushtrues të hetimeve që drejtohen nga prokuroria. Por në padi familjarët kanë kërkuar të njihen me rezultatet e akt ekspertimit dhe t'u drejtojnë pyetje ekspertëve dhe kanë marrë përgjigje se ekspertizën nga pesë mjekë italianë.

Avokati i familjes së Brianit, Jordan Daci deklaron “ne kërkojmë informacion për hetimet dhe të njihemi me emrat e ekspertëve që t'u bëjmë pyetjet tona qofshin edhe italianë. Kërkojmë t’na jepen kopje të akteve që nuk përbëjnë sekret, sepse nuk kemi përgjigje pse po zgjasin hetimet kaq gjatë dhe përse e kanë shmangur IML“.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI